Gruaja më e gjatë dhe më e shkurtër në botë pinë çaj së bashku

Gruaja më e gjatë dhe më e shkurtër në botë u takuan në Londër për të shijuar një çaj pasdite dhe për të festuar Ditën e Rekordeve Botërore të Guinness.

Rumeysa Gelgi, e cila arrin një lartësi prej 215.16 centimetra, dhe Jyoti Amge, që është vetëm 62.8 centimetra, u takuan në hotelin prestigjioz Savoy Hotel, sipas një deklarate nga Rekordet Botërore të Guinness (GWR).

Pavarësisht diferencës së madhe prej 152.36 centimetra mes tyre, dyshja u shprehën se kaluan një kohë të mrekullueshme së bashku.

Kemi disa gjëra të përbashkëta. Të dyja e duam make-up-in, kujdesin për veten, bizhuteritë dhe thonjtë e bukur,” tha Gelgi në deklaratë.

Ishte e vështirë të bënim kontakt sy më sy për shkak të diferencës së lartësisë, por ishte e mrekullueshme,” shtoi ajo.

Amge, nga ana tjetër, shprehu lumturinë e saj për këtë takim të veçantë: “Jam shumë e lumtur që takova shoqen time rekordmbajtëse.

Rumeysa Gelgi, një dizenjuese ueb-i nga Turqia, u konfirmua si gruaja më e gjatë që jeton në vitin 2021. Lartësia e saj është rezultat i një sëmundjeje të rrallë të quajtur sindroma Weaver, e cila prek vetëm një numër shumë të vogël njerëzish në botë. Deri më tani, ajo është personi i 27-të i diagnostikuar me këtë sindromë.

Gelgi, 27 vjeç, mban edhe disa rekorde të tjera Guinness, duke përfshirë:

  • Duart më të mëdha të një gruaje me një gjatësi prej 24.93 centimetra,
  • Shpinën më të gjatë të një personi (femër) me 59.90 centimetra,
  • Veshët më të gjatë të një gruaje me një mesatare prej 9.58 centimetra.

Jyoti Amge, një aktore dhe personalitet mediatik nga India, mban rekordin si gruaja më e shkurtër në botë për shkak të një çrregullimi të rritjes së kockave të quajtur akondroplazi, që ndikon në zhvillimin e krahëve dhe këmbëve. Ky çrregullim ndodh gjatë zhvillimit të fetusit në barkun e nënës.

Pavarësisht shtatit të saj të vogël, Amge ka një prani të madhe në rrjetet sociale dhe ka marrë pjesë në serialin televiziv amerikan “American Horror Story: Freak Show,” ku luajti rolin e Ma Petite, duke u bërë aktorja më e shkurtër në histori, sipas GWR.

Ajo ka marrë pjesë gjithashtu në shfaqjen televizive italiane “Lo Show Dei Record” në disa raste.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here