Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Grupi i Alibeajt ka çuar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.

Dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.

Kujtojmë se Berisha dje deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në. Ky veprim erdhi pasi Gjykata e Apelit ia la në dorë vulën e PD-së, Alibeajt, duke bërë që Berisha mos të regjistrohej dot me logon e PD në zgjedhje.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here