Hawai po rimodelon ekonominë pas pandemisë duke u bazuar në turizmin e qëndrueshëm

Hawai si çdo destinacion tjetër turistik i pati sfidat e saj gjatë pandemisë. Viti 2020 ishte një vit plot të papritura dhe më një rënie në lëvizjen e turizmit anembanë pasi shumë desitnacione u mbyllën ose patën kufizime të forta.

Sipas Blommberg, në vitin 2019, shteti i Hauai-t, prej 1.5 milionë banorësh priti një rekord prej 10.4 milionë vizitorësh – shifra të paqëndrueshme që i bënë banorët të ndiheshin keq. Megjithëse turizmi fitoi 2.07 miliardë dollarë të ardhura nga taksat atë vit, banorët e Havait u ankuan për ndikimet e tij në trafik, plazhe dhe koston e jetesës.

Vetë banorët u ndjenë disi të qëtësuar dhe ndjenë sikur ishujt e tyre u përkisnin sërish banorëve, shpjegon Presidenti i Autoritetit të Turizmit. Por “qetësia” e tepërt nuk prodhoi të ardhura të mjaftueshme për vendin.

Në korrik të 2021 prurjet e turistëve në Hauai u rritën me 21% më shumë se në vitin 2019. Por prapë nuk u konsiderua si një rritje e qëndrueshme.  Rritja e prurjes së turistëve që e ndjeshme në pamjaftueshmërinë e makinave me qira, rritjen e tarifave të rezorteve gjatë muajit gusht, kërkesa për taksa të reja.

Për herë të parë, autoriteti i turizmit në Hauai drejtohet kryesisht nga vendasit hauajanë, në vend të banorëve të të ardhurve me diploma në hoteleri dhe turizëm. Me kontributin e vendasve, të cilët variojnë nga fermerët tek pronarët e hoteleve, secili nga katër qarqet e Hauait ka krijuar një plan strategjik që shtrihet deri në vitin 2025 dhe fokusohet në menaxhimin e qëndrueshëm të destinacionit dhe jo në marketing.

Plani mbështetet shumë në përfshirjen e komunitetit dhe edukimin e vizitorëve. Inisiativat e mëparshme ku të huajve e vizitorëve u servirej ajo që mendohej se donin, nuk do të jetë më pjesë e strategjisë së turizmit vendor. Dhe vetë kompnitë e konsulencave për strategji dhe marketing të turizmit këshillojnë që turizmi vendas të bazohet në strategji më të qëndrueshme dhe jo marketing global. Sfidat e turizmit vendas duhet të sjellin diçka të vërtetë dhe me baza kulturore.

Po si e ka ngritur Hauai sistemin e menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm? Cilat janë disa nga strategjitë kryesore?

  1. Rezervimet për të vizituar atraksionet natyrore të njohura

Vizitorët duhet të rezervojnë paraprakisht diku nga 24 orë deri në 30 ditë përpara, në varësi të vendit dhe sezonit, për vende si plazhi me rërë të zezë në Parkun Shtetëror Uai’anapanapa në Maui ose kalimi në shtegun Kalalau të Kauait.

Sistemi i ri, i cili mbulon afërsisht dymbëdhjetë parqe më të vizituara të Hauait, ka për qëllim të frenojë trafikun në komunitetet lokale dhe të trajtojë më lehtë burimet natyrore. Tarifat e parkimit dhe hyrjes për jorezidentët, të cilat mund të kushtojnë nga 5 deri në 15 dollarë për person, do të ndihmojnë gjithashtu në mirëmbajtjen më të mirë të vendeve që vizitohen në natyrë.

Në këtë mënyrë ata menaxhojnë në kohë sasinë e viziotorëve, sigurojnë në kohë më të shpejtë të ardhurat nga shërbimet, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e ekosistemit.

  1. Informimi edukues publik

Gjithashtu, ata kanë programuar video edukative deri në 10 minuta që flet për rigjenerimin e koraleve dhe jetën detare. Në këtë mënyrë ata mund të kenë vizitorë të cilët do respektojnë mjedisin përreth.

Videoja informuese në Gjirin Hanauma është vetëm një shembull se si shteti po përpiqet të ngjallë ndërgjegjësimin kulturor dhe mjedisor tek vizitorët. Këtë shtator, “Hawaiian Airlines” filloi të transmetonte një video pesë-minutëshe duke u kujtuar mysafirëve që të përdorin vetëm krem kundër diellit të sigurt për shkëmbinj nënujorë, të mbajnë distancë nga kafshët e rrezikuara si foka murg dhe të jenë të kujdesshëm ndaj rrymave të çara dhe bregut në oqean.

Ndërkohë, menaxherët e hoteleve dhe rezortave respektojnë ritualet kulturore me rëndësi të veçantë të vendit duke frenuar disa nga shërbimet e ofruara më parë tek turistët, duke i edukuar që në disa vende tokat janë të shenjta dhe jo vetëm për pamje piktoreske.

  1. Tarifë konservimi që në mbërritje

Aktualisht Oahu po lobon për vendosjen e një tarife turistike rigjeneruese që do të zbatohet për të gjithë turistët që vijnë dhe do të mbështesë drejtpërdrejt programet e ruajtjes dhe menaxhimit të mjedisit. Shteti duket i etur për miratim, duke qenë se nuk mund të shpenzojë më shumë se 1% të buxhetit të tij vjetor operativ për menaxhimin e burimeve natyrore.

Përafron paksa si tarifimi prej 100 dollarësh që vendoset me hyrjen në port në Galapagos, ose të ngulitura në biletat e fluturimit për në ishullin e vogël të Paqësorit, kombin Palau. (Në destinacionin e fundit, quhet “Tarifa Mjedisore e Parajsës së Pacenuar.”) Qeveria po shikon të dy shembujt për të modeluar atë që mund të vijë së shpejti.

  1. Rigjenerimi i kulturës vendase dhe më pak koloniale

Kulinaria perceptohej për turistët sipas kulturës nga vinin ata. Tani, shefat e kuzhinës po përfshijnë me krenari përbërësit vendas Havai, si ulu, ose fruta buke, në pjata, dhe luaus janë bërë mësime historike për migrimin polinezian në Haëaii po aq sa janë dhe argëtuese.

  1. Inkurajimi për t’i rikthyer diçka natyrës

Nëntorin e kaluar, Autoriteti i Turizmit në Hauai nisi një fushatë në lidhje me Turizmin Hauaian të Amerikës (dikur Byroja e Vizitorëve dhe Konventave të Hauait) për të prezantuar konceptin e malamasë, ose kujdesin për tokën. Vizitorët mund të dhurojnë fonde për pastrimin e plazheve apo mirëmbajtjen e shtigjeve, mbjelljen e pemëve vendase, etj.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here