Humbja e akullit në male do të dëmtojë turizmin, furnizimin me energji elektrike dhe më shumë

Nga kufiri jugor i Gjermanisë deri në majat më të larta në Afrikë, majat e akullta të maleve në mbarë botën kanë shërbyer si atraksione turistike për të fituar para, rekorde klimatike natyrore për shkencëtarët dhe fenerë besimesh për grupet indigjene njoftohet në një artikull shkencor të AP.

Me shkrirjen e shpejtë të shumë akullnajave për shkak tëndryshimeve klimatike, zhdukja e shtresave të akullit nëpër male sigurisht që do t’u japë një goditje vendeve dhe komuniteteve që janë mbështetur në to për breza – për të prodhuar energji elektrike, për të tërhequr vizitorë dhe për të mbështetur traditat e lashta shpirtërore.

Masat e akullit që u formuan gjatë mijëvjeçarëve nga bora e ngjeshur janë shkrirë që nga koha e Revolucionit Industrial, një proces që është përshpejtuar vitet e fundit. Shkrirja mund të shihet në Afrikë, në kufirin e Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, ku majat e thepisura të maleve Rwenzori dalin në qiell mbi një xhungël të gjelbër.

Majat dikur mbanin më shumë se 40 akullnaja, por më pak se gjysma e tyre mbetën deri në vitin 2005, dhe shkrirja vazhdon. Ekspertët besojnë se akullnajat e fundit të maleve mund tëzhduken brenda 20 viteve.

Me të njëjtën çështje përballet Tanzania, ku ekspertët vlerësojnëse mali Kilimanjaro – mali më i lartë në Afrikë dhe një nga atraksionet kryesore turistike të vendit – ka humbur rreth 90% të akullit të tij malor për shkak të shkrirjes dhe sublimimit, një proces në të cilin akulli i fortë kalon direkt në avull pa u bërë më parë lëng. Udhëtimet dhe turizmi përbënin 10.7% të PBB-së së vendit në vitin 2019.

Përveç turizmit, shumë vende afrikane e shikojnë dhe si një shpëtim shpirtëror malin me akull, e mendojnë atë si burim jete. Kjo gjë po humbet flasin disa vendas në afërsi të Malit Kilimaxharo.

Për shumë vende të cilat rrethohen nga male që nga Bavaria, Alpet e Europës dhe deri në Amerikën Jugore, Azi dhe Afrikë, shkrirja e akullit nëpër male ka ndryshuar dhe ekosistemet vendase. Këto komunitete janë të varura tek burimet natyrore për furnizimet me ujë të pijshëm, i cili vjen nga majat e maleve.

Impakti për furnizimin me energji elektrike do të jetë negativ, pasi ekspertët shpjegojnë që është i vështirë menaxhimi i ujrave të furishëm nëpër hidrocentrale. Kjo do të ndodhë si rrjedhojë e prurjeve të shumta nga shkrirja e menjëhershme e akullit dhe rritja e nivelit të lumenjve dhe deteve.

“Zhdukja e këtyre akullnajave të vogla është me të vërtetë një shenjë paralajmëruese e asaj që do të vijë në të ardhmen”, thotë Christoph Mayer, një shkencëtar i lartë në grupin e gjeodezisë dhe glaciologjisë në Akademinë bavareze të Shkencave dhe Shkencave Humane në Mynih.

Burimi: AP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here