Me nxehtësinë e verës erdhi dhe iku dhe pasioni i nxehtë, i cili është thjesht i papërmbajtshëm ndonjëherë. Të gjithë ia vunë sytë dikujt gjatë verës. Pavarësisht nëse menduat të dashuroheni me një person të bukur, mbani në mend që një flirtim i nxehtë veror mund të ketë qënë diçka interesante për ju, gjithashtu mund të jetë gjëja e fundit e sezonit që keni dëshiruar.
Flirtimet e verës nëse kanë shkuar mirë siç i dëshironit, ato kanë ndjesi të mahnitshme. Ato të bëjnë të ndihesh akoma në ekstazë, të jenë emocionuese sa herë i kujton, ngazëlluese dhe sikur jeta nuk mund të ishte më mire edhe për pak kohë më shumë. Pra je në qiellin e shtatë dhe me ëndrra në xhep.
Flirtimet verore janë të lehta. Pa ndërlikimet e një angazhimi serioz, është më e lehtë të mos shqetësohesh për ta lënë personin tjetër ose dhe për të qenë gjithmonë prezent për ta. Ju nuk duhet të shqetësoheni për ndonjë lidhje të gjatë dhe serioze. Nëse do të donit diçka argëtuese dhe të lehtë, atëherë flirti në këtë rast është i përsosur.
Një gjë tjetër e mirë, nëse të dy të keni patur historinë tuaj verore pa asnjë pritshmëri tjetër, atëherë e keni shijuar shoqërinë e njëri -tjetrit derisa të zgjaste vera. Ju të dy e dinit që do të kishte një afat kohor për marrëdhënien tuaj. Është më e lehtë të largohesh dhe të dish se askujt nuk i thyhet zemra.
Por, kur i mendon të grumbulluara të gjitha ato kënaqësi të mëdha në një periudhë të shkurtër kohore dhe pastaj ato përfundojnë, kthimi “në shtëpi” nga një flirt veror mund të jetë veçanërisht i vështirë.
Sezoni i verës, largimi për ca kohë, ose thjesht të qenit mendërisht më shumë në një kohë pushimi mund të tregojë mënyra të ndryshme se si mund t’i qasesh dashurisë dhe takimeve.
Ju mund ta gjeni veten të tërhequr nga njerëz që nuk do ta konsideronit në një kohë tjetër. Ky personi ndoshta është dikush që e njihni për një kohë të gjatë por që e dini që nuk është plotësisht i përshtatshëm për ju, ose ju vetë mund të anashkaloni kufijtë tuaj dhe gjykimin më të mirë ndaj dikujt në favor të romancës verore.
Ajo që zakonisht ndodh është, se kur rikthehni në normalitetin e vjeshtës dhe bëheni gati të përballeni me dimrin e gjatë dhe disi të izoluar, ndjeheni të plogësht që ajo romancë verore mbaroi shumë shpejt. Po tani c’do bëni? Me kë dhe si do ta kaloni gjumin letargjik të sezonit dimëror?
Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të mos mundoheni shumë nga trishtimi i verës:
- Jepini vetes perspektivën e duhur. Jini të vetëdijshëm se edhe nëse ndiheni sikur e njihni mirë personin, të jeni të sigurt që disa javë apo edhe një verë e tërë nuk është kohë e mjaftueshme për të njohur me të vërtetë dikë. Entuziazmi që ndjeni tani është i vërtetë, patjetër, por besoni me kalimin e kohës, do të filloni të shihni vrimat në atë marrëdhënie që ndoshta nuk mund t’i shihni tani.
- Frymëzohuni prej flirtit. Pyesni veten se çfarë patë dhe çfarë ndjetë në atë marrëdhënie. Pra, nëse përjetuat kënaqësi dhe liri, cfarë mund të bëni që t’i sillni këto më shumë në jetën tuaj? Përdorini ato që ju bënë të ndjeheni vërtet mirë si frymëzim dhe t’i përfshini në botën tuaj të përditshme.
- Gjeni qëllimin. Jini mirënjohës që e përjetuat një gjë të tillë. Shikojeni këtë marrëdhënie, sado të shkurtër, si diçka që keni fituar, jo diçka dhe dikë që keni humbur. Romancat verore krijojnë kujtime të mahnitshme që mund t’i mbani mend përgjithmonë. Vlerësojeni atë dhe festojeni atë në krahasim me përballjen që ka mbaruar. Përpiquni të ndiheni të lumtur që e përjetuat dhe kujtoni sa e pasuroi jetën tuaj kjo gjë. Jo të gjitha marrëdhëniet duhet të zgjasin. Supozohet që shumë të jenë afatshkurtra. Ato ende i shërbejnë një qëllimi të madh. Cili ishte ai qëllim për ju? Zgjidhni të përqendroheni në këtë.
- Përqendrohuni në kujdesin për veten. Sigurohuni që të keni shumë rituale të kujdesit për veten gjatë kësaj kohe. Krijoni kujtime të reja që përfaqësojnë këtë sezon të ri të jetës tuaj. Mbushni kohën tuaj me miq, hobi, qëllime dhe përvoja të reja. Mundohuni dhe shmangni jetesën në të kaluarën e asaj romance. Besoni, se edhe pse nuk ju desh shumë kohë për të rënë në dashuri me atë person, nuk do t’ju marrë shumë kohë për të ecur përpara. Vendoseni veten në vend të parë dhe synoni të bëni çdo ditë sa më ushqyese dhe përmbushëse.
Së fundmi, kini besim se me kalimin e çdo dite dhe kur të filloni ritualet dhe rutinat tuaja të përditshme përsëri, pak nga pak, do të filloni të ndiheni më mirë.