Jep dorëheqjen Albin Kurti

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës pak para betimit të tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit, pasi u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, rendi i ditës vazhdoi me betimin e 120 deputetëve të rinj.

Në letrën e dorëheqjes, Kurti thekson se dorëheqja e tij është efektive që nga data 23 mars 2025, kur përfundoi mandati katërvjeçar i qeverisë së tij. Ai përmend se dorëheqja është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se këtë qëndrim e ka bërë publik edhe më 27 mars në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar,” thuhet në letrën e Kurtit.

Ai shton se kjo dorëheqje është bërë për të hapur rrugën për marrjen e mandatit si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë hap, Kurti zyrtarizon kalimin e tij nga ekzekutivi në legjislativ, duke respektuar procesin kushtetues dhe tranzicionin institucional.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here