Kancelari Austriak jep dorëheqjen pas akuzave për skandale korrupsioni

Udhëheqësi austriak Sebastian Kurz deklaroi dorëheqjen e tij të shtunën në mbrëmje, ditë pasi zyra e tij u bastis nga prokurorët austriakë që po hetonin atë dhe anëtarët e ekipit të ngushtë nën dyshimin për ryshfet dhe shkelje të besimit.

Kurz foli që akuzat për korrupsion kundër tij ishin “të gabuara” dhe mohoi se ai kishte përdorur paratë e qeverisë për qëllime politike. Kurz tha se Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg do të bëhet kancelari i ri, sipas transmetuesit publik ORF.

Kancelari Kurz është nën hetim mbi pretendimet se paratë e qeverisë janë përdorur për të siguruar mbulime pozitiv në një gazetë të përditshme, njoftuan të mërkurën prokurorët austriakë. Kancelari, së bashku me nëntë individë të tjerë dhe tre organizata, është nën hetim mbi rastin, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Austrisë për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin (WKStA) të botuar të mërkurën. Sipas prokurorit, bastisjet u kryen në disa vende të Mërkurën, duke përfshirë dy ministri qeveritare, si pjesë e hetimit.

Edhe pse i tërhequr nga posti, Kurz do të vazhdojë të qëndrojë Lideri i partisë së tij. Kurz i përket partisë së krahut të djathtë në Austri, Partia Popullore Austriake (ÖVP), të cilët ishin kundra politikave të migrimit në Europë. Partia e tij ishte forca lëvizëse prapa një ligji që ndalonte mbulimet me fytyrë të plotë myslimane në hapësirat publike në vitin 2017.

Burimi: ORF

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here