Kriza humanitare për çështjet e migrimit mes kufirit të BE dhe Bjellorusisë

Një krizë humanitare po rritet në lidhje me emigrantët që kanë hyrë në Poloni, Lituani dhe Letoni. Udhëheqësit në Poloni po punojnë për të mbyllur kufirin me trupa të armatosur dhe tela me gjemba dhe akuzojnë Presidentin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për dërgimin e emigrantëve përtej kufirit.

Në Evropë po krijohet një krizë humanitare, e provokuar nga një regjim autoritar, në të cilin Bashkimi Evropian është bërë bashkëfajtor.

Që nga fillimi i verës, mijëra njerëz janë përpjekur të migrojnë në BE përmes kufijve të saj lindorë në Lituani, Letoni dhe Poloni. Migrantët vijnë kryesisht nga Iraku, Siria dhe Afganistani, dhe pika e tyre e mbërritjes në Evropë është Bjellorusia, një regjim autoritar i vendosur midis Polonisë dhe Rusisë.

Ata u joshën nga agjencitë shtetërore të Bjellorusisë, duke paguar mijëra euro me perspektivën e një kalimi të sigurt në BE. Pasi zbarkojnë në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, ata udhëhiqen drejt kufijve të BE-së.

Emigrantët përjetojnë reagime të dhunshme nga patrullat kufitare polake, lituaneze dhe letoneze, duke i detyruar ata të kthehen në Bjellorusi. Ndërkohë, dhe patrullat kufitare të Bjellorusisë reagojnë duke i kthyer ata në kufijtë e BE-së. Dhe kështu cikli vicioz vazhdon. Në shumicën e rasteve, asnjë nga vendet nuk është i gatshëm të shqyrtojë kërkesat e azilit të emigrantëve, duke shkelur kështu Konventën e Gjenevës të vitit 1951 mbi statusin e refugjatëve.

Kërkimi për azil është një nga të drejtat e njeriut. Sipas Konventës së Gjenevës, çdokush duhet të jetë në gjendje të hyjë në një vend tjetër dhe të bëjë kërkesë për azil. Nëse procesi i dhënies së statusit azilant është i suksesshëm apo jo është një pyetje tjetër, por duhet të vlerësohet në mënyrë që njerëzit të cilët largohen nga luftra ose torturat e vendeve të tyre të mos dëbohen automatikisht përsëri atje. Por muajt e fundit, qeveritë e Polonisë dhe të Shteteve Baltike kryesisht i kanë injoruar këto dispozita, ndërsa Bjellorusia refuzon të pranojë azilkërkuesit përsëri.

Llogaritet që rreth 8 mijë emigrantë kanë ngecur mes kufijve, nëpër pyjet e Evropës, flenë jashtë në temeperaturat e dimrit që po afrojnë. Deri tani numërohen 8 të vdekur nga hipotermia dhe lodhja. Ajo që po ndodh në kufijtë e Europës po kalon në terrore ndaj njerëzimit dhe BE duhet të prononcohet dhe të marrë masa të menjëhershme, pasi shtetet e saj po bien ne lojën e diktatorit Lukashenko, raporton Ada Petriczko, reportere polake për mediat amerikane.

Burimi: CBS, BBC

 

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here