Kina redukton orarin e lojrave elektronike për të rinjtë nën 18 vjeç

Pekini ka lëshuar një rregull të ri për shtetin që kufizon kohën e lojërave për të rinjtë nën moshën 18 vjeç midis orës 20:00 dhe 21:00 vetëm të Premteve, të Shtunave, të Dielave dhe festave zyrtare, duke shënuar kështu masën më të rreptë të vendit deri më tani për të trajtuar varësinë e të rinjve nga video lojërat.

Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit (NPPA), mbikëqyrësi dhe rregullatori kombëtar i Kinës për lojërat dhe format e tjera të mediave në internet, ka nxjerrë zyrtarisht rregullat për të luftuar varësinë tek adoleshentët e krijuar nga lojërat, sipas një raporti nga media shtetërore Xinhua.

Kjo administratë gjithashtu udhëzoi dhe i bëri përgjegjëse kompanitë e lojërave për të parandaluar fëmijët që luajnë jashtë këtyre kohëve. Në fillim të këtij muaji një media shtetërore i quajti lojërat online “opium shpirtëror”.

Inspektimet e kompanive të lojërave në internet gjithashtu do të rriten, për të kontrolluar nëse afatet kohore po zbatohen, tha rregullatori. Rregullat e mëparshme e kishin kufizuar lojën online të fëmijëve në 90 minuta në ditë, duke u rritur në tre orë gjatë pushimeve.

Masa pasqyron një shqetësim të gjatë për ndikimin e shtuar të lojërave elektronike tek të rinjtë. Një muaj para kufizimeve të fundit, një artikull i botuar nga Economy Daily pretendonte se shumë adoleshentë ishin bërë të varur nga lojërat online dhe po ndikonte negativisht tek ata.

Artikulli solli si rrjedhojë një rënie të konsiderueshme të vlerës së aksioneve në bursën e Kinës për disa nga firmat më të mëdha të lojërave online në Kinë si Tencent, NetEase dhe Bilibili. Tencent p.sh. humbi 43 miliardë dollarë nga vlerësimi i stokut të tij në treg brenda pak orësh. Tencent ka humbur më shumë se 400 miliardë dollarë që nga shkurti, kohë e cila ka shënuar dhe nivelin më të lartë të tregtimit gjatë këtij viti.

Gjithashtu, në korrik të këtij viti, gjigandi kinez i lojërave Tencent njoftoi se po krijonte llogaritë të aksesueshmë me njohjen e fytyrës për të ndaluar fëmijët të luajnë nga ora 22:00 dhe 08:00. Ky veprim shkaktoi frikën dhe ndërgjegjësimin se fëmijët që hynin gjatë këtij orari të ndaluar po përdornin letërnjoftimet e të rriturve për të anashkaluar rregullat.

Kina njihet për rregullat të forta e drastike në lidhje me detyrimet që parashikon për subjektet tregtare, nëse ato cënojnë mbarëvajtjen e popullsisë. Duke mos qënë një treg plotësisht i lirë, por monitorohet akoma nga shteti, ata e kanë më të lehtë të adaptojnë masa të rrepta ndaj tyre, në krahasim me vendet e tjera demokratike ku tregjet janë plotësisht të lira dhe të pavaruara nga shteti.

Në këtë rast, masat edhe pse jo-demoktratike, janë të mirëpritura nga masa e gjerë e popullsisë, duke qenë se në tërësi ato janë duke rregulluar një problem të shoqërisë.

Si mendoni ju, a duhet shteti të marrë masa kaq të forta dhe kontrolluese ndaj bizneseve private për të sistemuar një problem social me pasoja për brezat në vazhdim? Si mendoni për censurimin dhe kontrollin e bizneseve në këtë aspekt? Na shkruani mendimet tuaja.

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here