Përballja me produkte të cilat i gjejmë në treg dhe që më pas tërhiqen nga kompanitë për shkak të problemve të ndryshme, është një eksperiencë e cila haset për çdo kategori produkti që nga pajisjet për shtëpinë deri tek ushqimet. Ka raste kur kjo ndodh në mënyrë të paqëllimtë nga ana e kompanisë, si një aksident. Por disa tërheqje të produktit nga ana e kompanive janë vërtët shumë absurde. Një tërheqje e re produkti nga ana e kompanisë është ai i një lloj kafeje “dobësuese” e cila është goditur me tërheje nga tregu për shkak të një përbërësi që heq orkesin, i quajtur fluoxetine. Fluoxetine, një mjekim i përdorur në trajtimin e çrregullimeve depresive, njihet më shumë nga marka Prozac. Po, kjo kafe kishte një ilaç për rënien në peshë dhe një antidepresant në të.
Nuk ka mundësi që kompania pas këtij produkti, Vitaccino Imperia Elita nuk e ka ditur cilët janë përbërësit e kafesë që ajo tregton. Një produkt i reklamuar si “100% kafe natyrale” ka 2 ilaçe në të.
Përbërësi për ndërprerjen e oreksit që u gjet në kafe quhet sibutramine dhe dikur ka qenë e aprovuar nga FDA (shoqata amerikane për miratimin e ushqimeve dhe ilaçeve) për humbjen e peshës. Sidoqoftë, në atë kohë u bë e qartë se ilaçi shkaktonte dëme në shëndet duke përfshirë problemet me zemrën. Atëherë u tërhoq nga tregu dhe supozohej të mos përdorej më.
Burimi: https://www.yahoo.com/entertainment/coffee-just-recalled-because-banned-221804641.html