Mediat në mbarë botën shkruajnë për skandalin e radhës me Kishën Katolike, këtë herë në Francë.
Që nga viti 1950, rreth 3,000 pedofilë duket se kanë vepruar në Kishën Katolike në Francë. Zbulimi goditës është bërë i ditur nga kreu i një komisioni të pavarur, i cili po heton skandalin, për agjencinë e lajmeve AFP, ditë para publikimit të raportit të tij.
Nga një investigim në Francë kanë dalë deklarata përfundimtare se anëtarët e klerit katolik në Francë kanë abuzuan seksualisht me më shumë se 200,000 të mitur gjatë shtatë dekadave të fundit. Ky ishte një sondazh i kryer si pjesë e një hetimi për abuzim brenda vlerësimeve të Kishës, tha Jean-Marc Sauvé të martën kreu i komisionit që prodhoi raportin.
Një raport historik që do të publikohet të martën (5 Tetor) dëshmon se 216,000 të mitur janë abuzuar midis viteve 1950 dhe 2020; ai numër mund të rritet në rreth 330,000 kur përfshihen viktimat e abuzuesve që nuk ishin klerikë por kishin lidhje të tjera me Kishën, të tilla si shkollat katolike dhe programet rinore, sipas Jean-Marc Sauvé, president i Komisionit të Pavarur për Abuzimin Seksual në Kishë (CIASE) i cili ka shkruar raportin. Mes 2,900 dhe 3,200 abuzuesve u vlerësua se kishin punuar në Kishën Katolike Franceze që nga vitet 1950, nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe klerikë të tjerë, u gjet në raport.
Instituti punoi me agjencinë e sondazheve IFOP për të anketuar një mostër përfaqësuese kombëtare të më shumë se 28,000 njerëzve mbi moshën 18 vjeç në internet midis 25 nëntorit 2020 dhe 28 janarit 2021. Raporti vlerësoi numrin e të mbijetuarve në mbarë vendin me kalimin e kohës, bazuar në numrin e të anketuarve nga sondazhi që thanë se ishin abuzuar. Anketa kombëtare erdhi si shtesë e një thirrjeje publike për dëshmitë e viktimave.
Kisha Franceze shprehu “turp dhe tmerr” për gjetjet dhe kërkoi falje. Një viktimë e quajti raportin një pikë kthese në historinë e Francës dhe tha se ishte koha që Kisha Katolike të rivlerësonte rrënjësisht veprimet e saj shkruhet në një artikull të BBC. Publikimi i raportit shënon skandalin e fundit të abuzimit seksual që tronditi Kishën Katolike Romake.
Sauvé, një shërbyes civil, u shpreh hapur në një konferencë për shtyp mbi raportin e gjetur, se fëmijët kishin më shumë gjasa të abuzoheshin brenda mjediseve të Kishës Katolike sesa në shkollat shtetërore ose në kampet verore-ose në çdo mjedis tjetër përveç familjes dhe shtoi se se deri në fillim të viteve 2000, Kisha Katolike “kishte treguar një indiferencë të thellë dhe madje mizore ndaj viktimave”.
Problemi ishte sistemik dhe dhuna seksuale nuk u kufizua në asnjë. Sauvé për CNN para publikimit të raportit u shpreh mbi Kishën Katolike dhe prenoncimet e saj ndaj dëshmive të abuzimeve, “Kur u informua për abuzimet, [Kisha] nuk mori masat e rrepta të nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga grabitqarët.” Numri përfundimtar i të miturve të dhunuar besohet arrijë në mbi 300 mijë”.
Abuzimi i të miturve brenda Kishës përbën afro 4% të të gjithë dhunës seksuale në Francë, tha Sauvé këtë të martë. Shumica e dhunës ndodhi midis 1950 dhe 1968, tha ai, por ende vazhdon sot. “Problemi nuk është larguar, ai është akoma këtu.”
Burimi: AFP, BBC, CNN