Kriza e pagave të punëtorëve të fasonerive në Bangladesh.

Rajoni i Azisë Jugore është prodhuesi i dytë më i madh në botë i veshjeve pas Kinës, me 35 miliardë dollarë eksporte në vit. Mijëra punëtorë të fasonëve që prodhojnë artikuj për markat më të famshme të modës perëndimore protestuan kundër pagave të papaguara në rrugët e Bangladeshit të hënën, duke thënë se ishin më të friksuar nga mungesa e ushqimit sesa infektimi me koronavirus. Fabrikat e veshjeve në Bangladesh përbëjnë rreth 84 % të sektorit të eksportit prej 40 miliardë dollarësh në vend, i cili po përballet me krizën e tij më të keqe në dekadë pasi shitësit me pakicë përfshirë H&M, Walmart dhe Tesco anuluan porositë e tyre për shkak të pandemisë. Punëtorët protestues thonë se shumë fabrika nuk i kanë paguar ato pasi porositë ishin ndërprerë. Punëtorët paraqitën parulla të tilla si “ne duam pagat tona” dhe “thyejini duart e zeza të pronarëve” duke bllokuar rrugët megjithëse vendi është i vetë-karantinuar për shkak të epidemisë Covid-19.

”Jemi të frikësuar nga Covid-19, pasi shumë njerëz kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, por nëse qëndrojmë të izoluar në shtëpi do të vdesim nga uria!”-thotë  një punëtor 21-vjeçar. Bllokimi, i cili filloi në 26 Mars, detyroi mbylljen e shumicës dërrmuese të fabrikave të veshjeve në vend. “Ne nuk jemi paguar prej dy muajsh. Ne jemi të uritur”, tha një tjetër protestuese nga fabrika e Tekstil-Veshjeve në kryeqytetin Dhaka. “Nëse nuk kemi ushqim në stomakun tonë, çfarë u fitua nga ky bllokim?” thotë një tjetër protestuese. Rreth 5,500 punëtorë protestuan të hënën ndërsa 20,000 dolën të dielën. Disa punëtorë shkaktuan dëme materiale në një fabrikë por me përjashtim të kësaj protestat kanë qenë paqsore. Asnjë arrestim nuk është kryer. Bangladeshi ka deklaruar marrjen e një kredie prej 590 milion dollarësh për të paguar punëtorët e fabrikave të orjentuara nga eksporti.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here