The Telegraph: Ksamili, “Maldivet e Europës”? Ja realiteti zhgënjyes

E kisha dëgjuar shpesh që Ksamilin e quajnë “Maldivet e Europës” apo “me plazhe si në Tajlandë”. Por kur arrita aty një të martë mbrëmje, në fund të verës së kaluar, ajo që më priti nuk ishte aspak një parajsë tropikale.

Në vend të ujërave kristal dhe paqes së pritur, pashë shishet bosh të birrës përgjatë shëtitores, bishta cigaresh në breg dhe shazllone që mbulonin çdo centimetër të rërës.

Sapo kisha ardhur me traget nga veriu i Korfuzit, fshatra të paprekur që janë pikërisht arsyeja pse shkohet aty. Kisha dëgjuar fjalë të mira për Ksamilin. Çfarë kishte shkuar keq?

Rritja e turizmit në Shqipëri

Shqipëria ka parë një bum turistik të jashtëzakonshëm. Nga 3 milionë turistë në vitin 2015 në rreth 10 milionë në 2023, një rritje prej 56%. Sipas strategjisë së re kombëtare për turizmin, qeveria synon të arrijë 30 milionë turistë deri në vitin 2030.

Projektet gjigande si ndërtimi i një hoteli luksoz 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit në Vlorë janë vetëm fillimi.

Transporti ishte i lehtë. U nisa nga Korfuzi me traget për në Sarandë, vetëm 19 euro, dhe më pas me autobus për në Tiranë. Fluturimi për në Londër kushtoi vetëm 65 paund. Shqipëria nuk është më “vend i izoluar”.

A e ka Shqipëria nën kontroll këtë rritje?

Në Ksamil, çdo hapësirë plazhi ishte e pushtuar nga klube plazhi dhe shazllone. Hotelet përgjatë vijës bregdetare dukeshin të ndërtuara me ngut, duke kujtuar ndërtimet masive në Spanjën e viteve ’70, shumë prej të cilave sot janë konsideruar gabime urbanistike.

Pasojat mjedisore

Sipas Uesli Didanit nga Saranda Web:

“Ka raste ku mbeturinat e ndërtimeve janë hedhur direkt në det dhe plazhet po zgjaten artificialisht duke dëmtuar biodiversitetin detar.”

Po ashtu, rritja e shpejtë ka sjellë ndotje të ujërave, grumbullim mbeturinash në rërë dhe presion të shtuar mbi ekosistemet lokale.

Edhe çmimet për vendasit po rriten. “Turizmi masiv ka bërë që qiratë dhe çmimet e shërbimeve në zonat bregdetare të bëhen të papërballueshme për banorët,” shton ai.

A ka edhe anë pozitive?

Po, turizmi ka sjellë vende pune dhe rritje ekonomike. Në vitin 2023, ai përbënte 25% të PBB-së dhe 1 në 5 vende pune në vend.

Për më tepër, shërbimi ishte miqësor dhe çmimet të përballueshme. Në restorantin Mussel House pranë liqenit të Butrintit, një vakt me midhje dhe biftek toni kushtonte rreth 20 paund, sa gjysma e çmimit në Angli.

A është turizmi i qëndrueshëm zgjidhja?

Elton Caushi nga agjencia Albanian Trip thotë:

“Turizmi i qëndrueshëm është kur rritja nuk vjen në kurriz të asaj që e bën Shqipërinë të veçantë. Duhet të jetë fitim për turistët, vendasit dhe natyrën. Dhe kjo është ajo që Shqipëria duhet të synojë.”

Nëse Shqipëria dëshiron të shmangë protestat anti-turizëm si ato në Spanjë, menaxhimi i rritjes është thelbësor.

Shqipëria në udhëkryq

Ksamili shërben si një paralajmërim. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar: të ndjekë një zhvillim të shpejtë por të paqëndrueshëm, apo të ndërtojë një model turizmi që ruan bukuritë natyrore dhe respektin për komunitetin lokal.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here