Lajmi mori dhenë. Një qytetar në Pogradec u rrah për vdekje nga një “gjobvënës”, figurë e njohur problematike në qytet, e lidhur ngushtë me pushtetin.
Një baba i cili deri në fund luftoi për bukën e fëmijëve të tij vdiq si pa të keq, pasi në Shqipëri jeta jote dhe e imja nuk vlen.
Ti mund të jesh në punën e hallet e tua, por nuk të lë njeri rehat, se do dali një “gjobvënës” e do të vërë gjobën edhe ty. Sot je në këtë botë e nesër nuk je, dhe jo sepse u sëmure e po të merr vdekja nën kthetrat e saj, por sepse dikush vendosi të të gjobisë.
Dhe ti vazhdon e vdes sërish dhe sërish sepse një gjyqtare vendos që ajo që të ndodhi ty ishte aksidentale dhe se “gjobvënësi” yt mund t’ja hedhi paq me një gjobë.
Shpresoj që nuk do jetë e largët dita që drejtësia të vendoset në vend dhe ata që vendosin “drejtësinë” të gjykohen nga dikush tjetër më i drejtë, megjithatë çdo ditë kur dilni për në punë apo përcillni fëmijët për diku, lutjuni të Gjithëfuqishmit që gjatë ditës mos ta keni risk të takoni një “gjobvënës”.
Deri atëherë ju përshëndesim me këngën e Aurela Gaçes, “Ku po shkon kjo botë?“:
KU PO SHKON KJO BOTË……?NUK E DI ASNJERINUK E DI AS UNË, NUK E DI AS TIKU PO SHKON KJO BOTË?PA MA THUAJ TIPA M’A THONI JU…..KJO, ËSHTË ÇMËNDURI