Mbreti Charles III ulet në fron

Princi Charles – jo djali i tij, Princi William – është monarku i ri i Anglisë.  Mes lajmeve të së enjtes për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth në moshën 96-vjeçare, shumë kanë pyetur veten nëse Princi i Uellsit, 73 vjeç, do të tërhiqej që Duka i Kembrixhit, 40 vjeç, ta pasojë atë në fron.
Por në prill 2018, Mbretëresha Elizabeth bëri lëvizjen e rrallë të përkrahjes publike të Charles si udhëheqësin e ardhshëm të Commonwealth, duke u kërkuar zyrtarisht krerëve të qeverive të Commonwealth që të emërojnë Charles si pasardhësin e saj të shoqatës së Britanisë dhe ish-kolonive të saj.
Edhe nëse Mbretëresha do të kishte dashur të anashkalonte Çharles në favor të William-it, ajo nuk kishte fuqinë për të zgjedhur pasardhësin e saj sipas dëshirës. Akti i Zgjidhjes i vitit 1701 është akti i Parlamentit që përcakton trashëgiminë në fron dhe kërkon që trashëgimtari i një monarku të jetë pasardhësi i tij/saj i drejtpërdrejtë (dhe një protestant). Ky është Charles, jo William.
Dhe duke qenë se Mbretëresha nuk ka vërtet ndonjë pushtet politik, nuk i takonte asaj të ndryshonte një ligj – përkundrazi, do të duhej të merrej në Parlament dhe nuk do të ishte një proces i shpejtë dhe i lehtë.
 
Burimi: People
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here