Një infeksion i rrallë ka detyruar zyrtarët e shtetit Iowa të mbyllin plazhin Taylor County.
Departamenti i Burimeve Natyrore të Iowa tha se mbyllja e plazhit ishte parandaluese pas gjetjes së një residenti me Naegleria fowleri në Missuri, i cili potencialisht ishte larë në këtë plazh.
Testimet për konfimimin e egzistencës së “amebës që ha trurin” po bëhet në bashkëpunim me CDC (Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin), dhe duhen ditë për t’i përmbyllur.
Pacienti po kurohet për amebic meningoencephalitis (PAM). Nuk janë evidentuar raste të tjera. Rasti i fundit me amebic meningoencephalitis (PAM) në Missuri ka qenë në vitin 1987.
Që prej vitit 1962 janë evidentuar gjithësej 154 raste në të gjithë ShBA.
Naegleria fowleria është një gjallesë njëqelizore që shkakton PAM dhe gjendet në liqene, lumenj, burime të ngrohta dhe pleh. Ajo hyn nga hunda për në tru.
Burimi: Fox News