Mbytet varka me emigrantë, 27 gra shtatzëna dhe fëmijë, vdesin

Fëmijë dhe gratë shtatzëna ishin në mesin e të paktën 27 emigrantëve që vdiqën kur varka e tyre e vogël u mbyt në një tentativë për të kaluar kanalin anglez ditën e djeshme, tha sot një zyrtar i qeverisë franceze.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin njoftoi gjithashtu arrestimin e një trafikanti të pestë të dyshuar që mendohet të ketë qenë i përfshirë në atë që ishte tragjedia më vdekjeprurëse e migracionit deri më sot në korsinë e rrezikshme detare në kanalin anglez.

Darmanin tha se autoritetet po punojnë për të përcaktuar kombësinë e viktimave nga fundosja të mërkurën. Dy të mbijetuar u trajtuan për hipotermi. Njëri është irakian, tjetri somalez, tha Darmanin në radion RTL.

Më shumë se 25,700 njerëz kanë ndërmarrë udhëtime të tilla të rrezikshme me varka deri më tani këtë vit – trefishi i totalit për të gjithë vitin 2020. Me mot të ndryshueshëm, det të ftohtë dhe trafik të rënduar detar, kalimi është i rrezikshëm për mjetet gomone dhe varkat e tjera të vogla ku futen burra, gra dhe fëmijë.

Emigrantët nga e gjithë bota kanë përdorur prej kohësh Francën veriore si një pikë nisje për të arritur në Britani duke u strehuar në kamionë ose duke përdorur gomone dhe varka të tjera të vogla të organizuara nga kontrabandistët thuhet ne një artikull nga AP.

Shumë duan të arrijnë në MB në kërkim të mundësive ekonomike ose për shkak të lidhjeve familjare dhe komunitetit, ose sepse përpjekjet e tyre për të fituar azil në BE dështuan. Autoritetet franceze thonë se një tjetër tërheqje e madhe janë rregullat e dobëta britanike ndaj emigrantëve pa dokumente qëndrimi.

Burimi: AP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here