Modelja në moshën 71-vjeçare, Rosa Saito thyen stereotipet e të gjitha moshave dhe bukurisë

Standardet e bukurisë që janë pranuar në botën e sotme të modës, ndonjëherë i ngjajnë një kafazi imagjinar. Njerëzit që duan t’i kushtojnë jetën industrisë së modës duhet të respektojnë aq shumë rregulla në lidhje me moshën, pamjen dhe madje sjelljen e tyre, saqë po bëhet vërtet shtypëse për shoqërinë. Kjo është arsyeja pse është gjithmonë një lajm i mirë kur zbulojmë se stereotipet janë hequr vazhdimisht dhe ka disa modele që guxojnë të sfidojnë të gjithë industrinë.

Këtu në Bright Side, dëshirojmë që të njiheni me modelen tashmë 71-vjeçare Rosa Saito, e cila i dëshmon mbarë botës se mosha është vetëm një numër, por jo një masë për bukurinë dhe talentin e dikujt.

Karriera e saj e modelimit filloi më vonë në jetën e saj.
Në moshën 68-vjeçare, me flokë të bardha dhe një talent shumë të fortë për artin, Rosa Saito zbuloi papritur pasionin e jetës së saj: karrierën e modeles. Emri i saj i vërtetë është Setsuko Saito dhe ajo ka adoptuar emrin Rosa në Instagramin e saj për ta bërë më të lehtë shqiptimin.

Gjatësia e saj është 1.68 m, dhe njohuritë e saj të kufizuara në atë kohë në industrinë e modelimit nuk e penguan atë të shkëlqejë në këtë fushë. Tipari kryesor që e ndihmoi ishte shpirti i saj aventuresk, i cili e solli edhe në Javën e Modës në São Paulo.

Dashuria për të bukurën, Rozës i është zhvilluar që në fëmijëri.

Rosa ka lindur në Araçatuba, São Paulo. Në fëmijërinë e hershme, ajo zbuloi talentin e saj krijues dhe ndoqi kurse për këndim, vizatim dhe shkrim. Duke qenë një fëmijë shumë kreativ, ajo e dinte se do ta lidhte jetën e saj me diçka vërtet të bukur.

Gjithmonë e dija se do të ndiqja diçka krijuese, diçka që mund ta shpikja. Çdo gjë që bëj e marr në atë anë”, tha ajo.

Modelingu e goditi papritur Rozën dhe ajo qëlloi me fat.

Para se të bëhej modele, Rosa kaloi mjaft sfida dhe humbje në jetën e saj. Në moshën 22-vjeçare, ajo kujdesej për nënën e saj të shtrirë në shtrat. Më pas, si nënë e 3 fëmijëve, ajo duhej të ishte edhe nënë edhe baba për fëmijët e saj, pasi humbi burrin e saj në vitin 2000. Por ajo kishte një pikë të ndritshme në jetën e saj dhe ishte kujdesi për bimët. Ajo gjeti në to meditimin e saj të përditshëm.
Është e rëndësishme të kërkosh dhe të gjesh veten. Dhe momenti im i paqes është me to. Shkoj në kopshtin tim dhe flas me ta”, thotë ajo.

Asnjëherë nuk e kishte menduar të bëhej modele por më pas iu afruan profesionistë. Vetëm pasi u ftua 3 herë, vendosi ta merrte në konsideratë këtë ide.

Dy herë nga profesionistë të agjencisë së modelingut Mega dhe një herë nga një fotograf. E lashë idenë të piqej për një vit, në fund të fundit, kishte edhe kosto, nuk ishte diçka që do të futesha ashtu, verbërisht. Derisa vendosa të rrezikoj”, kujton ajo.

Jeta e Rozës po lulëzon tani dhe ajo ka diçka për t’u thënë admiruesve të saj.

Setsuko u rrit në një mënyrë shumë të natyrshme dhe nuk mundi të merrte as edhe një aspirinë si fëmijë. “E gjitha bazohej në çaj, dhe në thelb, unë jam e tillë, disi kundër çdo gjëje që është kimi. Kështu që jam kujdesur gjithmonë për veten me aloe vera, vaj kokosi, vaj ulliri”, tha ajo.

Por theksi më i fortë bëhet në harmoni me veten. “Bukuria në vetvete është të kujdesesh vërtet për mendimet e tua, anën shpirtëroren tënde. Një person mund të bëhet i bukur, tërheqës, miqësor, kjo është shumë më tepër se bukuria e shtrirë dhe e përsosur. Është përmbajtja ajo që ka rëndësi, për mendimin tim”, tha Rosa.
Për të, standardet e industrisë së bukurisë janë shtypëse, por ka shpresë. “Ndjej se ngadalë po ndryshojmë. Njerëzit po jetojnë më gjatë, duke u kujdesur më shumë për veten dhe kompanitë me të vërtetë duhet të hapen më shumë në këtë kuptim dhe të vizualizojnë këta klientë të mundshëm.”

Burimi: Bright Side
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

51 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here