Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar pjesën më të madhe të Ballkanit të dielën, duke penguar trafikun, duke anuluar fluturimet në disa aeroporte dhe duke ndërprerë transportin publik.
Shumë zona të rajonit sidomos ne zonën juglindore të Shqipërisë raportuan ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet mobilizuan policinë, ushtrinë dhe forcat e emergjencës për të përballuar përmbytjet pas tre ditëve me reshje të vazhdueshme shiu dhe bore.
Lumi Vjosa në jug ka përmbytur shumë zona. Një çift i moshuar që kishte qëndruar gjatë natës në çatinë e shtëpisë së tyre në jugperëndim të Shqipërisë u shpëtua nga policia në mëngjes siç raportohet. Shumë rrugë u bllokuan përkohësisht nga rrëshqitjet e dheut në jug. Në vendet e tjera në verilindje dhe juglindje të vendit, dëbora e dendur ka penguar ose bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Në Bullgari, shirat e dendur dhe përmbytjet e mëdha kanë shkatërruar pjesët jugore të vendit gjatë fundjavës, duke detyruar autoritetet atje të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Zonat më të goditura ishin në rajonin Smolyan, pranë kufirit me Greqinë, ku lumenjtë shpërthyen nga shtrati për të shkaktuar mbimbytje të rrugëve dhe përmbytje të shtëpive. Disa kamionë kanë mbetur të bllokuar nga një rrëshqitje dheu në një rrugë ndërqytetëse. Erërat e forta ndërprenë furnizimin me energji elektrike në dhjetëra fshatra, thanë autoritetet.
Serbia dhe Kosova gjithashtu janw mbuluar me borë duke patur vështirësi në qarkullimet e trafikut rrugor dhe ajor.
Burimi: AP, Ministria e Mbrojtjes