Nё Tiranё njё konferencё ndёrkombёtare pёr median.

Nё Tiranё vazhdon punimet konferenca ndёrkombёtare mbi median, me temё: “Tё mendosh jashtё kornizave: mё shumё pёrfitueshmёri dhe transparencё nё tregun e medias”. Konferenca mbulon diskutime nga gazetarё tё vendeve tё Europёs Juglindore pёr cёshtje shumё tё ndjeshme sot nё tregun e medias si struktura e pronёsisё sё mediave, sipёrmarrja dhe gazetaria cilёsore.

Konferenca organizohet nga SEEMF – Sout East Euope Media Forum, Fondacioni Konrad Adenauer, CEI – Central European Initiative dhe SEEMO – South East Europe Media Organizations.

Nё konferencё u vunё nё dukje probleme tё ngjashme qё egzistojnё nё sektorin e medias nё rajon si mungesa e besimit, pronёsia nё media e oligarkёve dhe fake news.

Konferenca i zhvillon punimet deri nё mbrёmjen e datёs 16 Nёntor./mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here