Ndërrohen rregullat e udhëtimit për në SHBA

Në një komunikatë për shtyp të ambasadës amerikane, për të gjithë ata që planifikojnë udhëtimet për në SHBA lajmërohen për ndërrimin e rregullave të kontrollit ndaj Covid-19.

Duke filluar nga data 6 Dhjetor të gjithë ata që planifikojnë udhëtime ajrore drejt SHBA, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19 të kryer jo më shumë se 1 ditë përpara udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara.

Për ata që nuk janë nënshtetas dhe që nuk planifikojnë udhëtim për arsye emigrimi, duhet të tregojnë çertifikatë vaksine dhe test negativ.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni tek faqja zyrtare e CDC.

Burimi: Ambasada SHBA, CDC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here