Ndikimi i kërpudhave në shëndet

Kërpudhat kanë avantazheve të shumta shëndetësore për njerëzit. Nga një studim i ri, i kryer nga Kolegji i Mjekësisë Penn State, i udhëhequr nga Djibril Ba, u zbulua se kjo bimë jo vetëm që ul rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme, por dhe shëndeti mendor i njerëzve mund të përfitojë nga ky ushqim.

Studimi përdori të dhëna për dietën dhe shëndetin mendor të mbledhur nga më shumë se 24,000 të rritur amerikanë në afatin kohor nga 2005 deri 2016. Ata zbuluan se njerëzit që hanin kërpudha kishin shanse më të ulëta për të pasur depresion.

Sipas studiuesve, kërpudhat përmbajnë një lloj antioksidanti (ergothioneine), i cili mund të mbrojë kundër dëmtimit të qelizave dhe indeve në trup. Studimet kanë treguar se antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve mendore, të tilla si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni.

Udhëheqësi i programit Djibril Ba, u bazua në këto veti të antioksidantit, një anti-inflamator i cili nuk mund të sintetizohet nga njerëzit, siç thotë vetë ai, ndaj të kesh nivele të larta të tij mund të ulë rrezikun e stresit oksidativ, i cili gjithashtu mund të zvogëlojë simptomat e depresionit. Ata gjetën që kërpudhat janë burimi më i lartë dietik i aminoacidit ergothioneine.

Kërpudhat e bardha, të cilat janë më shumë të konsumueshme janë të pasura me kalium i cili ndikon në uljen e anktheve. Disa kërpudha të tjera, mund të kenë ndikim në parandalimin e çrregullimeve neuropsikiatrike përfshirë depresionin.

Një nga këto është kërpudha me emrin Hericium erinaceus, ose sic njihet ndryshe Krifa e Luanit, ose kokëmajmuni, apo ndryshe mjekra e iriqit. Ja një foto më poshtë e ilustruar.

Kjo kërpudhë nuk gjendet në tregun shqiptar, por është shumë e përdorur nga vendet e Azisë Lindore në gatime dhe ushqime medicinale. E bukura e kërpudhave është se në kushte lagështire të duhura ato mund të kultivohen kudo.

Nga studimi i kryer u vu re, që konsumimi më i lartë në gatim i kërpudhave ishte kryesisht (66% e të anketuarve) tek mosha mesatare 45 dhe shumica ishin gra të bardha, jo-hispanike të arsimuara në nivel universitar, të cilat kishin më shumë gjasa të hanin kërpudha.

Studiuesit vëzhguan një lidhje të konsiderueshme midis konsumit të kërpudhave dhe shanseve më të ulëta të depresionit pasi llogaritën socio-demografinë, faktorët kryesorë të rrezikut, sëmundjet e vetë-raportuara, ilaçet dhe faktorë të tjerë dietikë. Ata thanë, megjithatë, se nuk kishte ndonjë përfitim të qartë shtesë me marrjen relativisht të lartë të kërpudhave.

Një analizë dytësore u krye duke zëvendësuar mishin e kuq me kërpudhat, por nuk u gjet ndonjë lidhje me uljen e shanseve të depresionit. Kërkimi i krye me 24,699 pjesëmarrës. Kërpudhat u konsumuan nga 5.2% e pjesëmarrësve, gjë që rezultoi se ata kishin shanse më të ulëta për depression sesa pjesa tjetër.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here