Amerika heq kufizimet ndërkombëtare të lëvizjeve COVID-19

Shtëpia e Bardhë tha këtë të premte se ajo do të heqë kufizimet COVID-19 për udhëtimet për shtetasit e huaj që janë plotësisht të vaksinuar duke filluar nga 8 Nëntori. 8 Nëntori shënon fundin e kufizimeve historike që pënguan pjesën më të madhe të botës nga hyrja në SHBA, dhe mbajtën jashtë SHBA miliona vizitorë nga Kina, Kanadaja, Meksiko, India, Brazili dhe pjesa më e madhe e Europës; rrudhi turizmin dhe dëmtoi ekonomitë kufitare. Aleatët e SHBA lobuan në administratën Biden që të hiqen kufizimet. Kufizimet për qytetarët jo-amerikanë u vendosën si fillim në Janar 2020 për fluturimet nga Kina dhe atëherë presidenti Donald Trump e shtriu atë në shumë shtete pa të dhëna të qarta se kur do të hiqeshin ato kufizime.

Nga publikimi lajmit për heqjen e kufizimeve në 8 Nnetor, aksionet e linjave ajrore amerikane, hotelet dhe industria e krocerave u rritën, duke përfshirë rritjen me 2% të American Airlines. 3.7% të Marriott International Inc dhe Carnival Corp 1.6%.

Trafiku ndërkombëtar i pasagjerëve ajrorë ishte 43% më i ulët në Gusht krahasuar me periudhën para pandemisë, ndërsa trafiku total i të gjithë pasagjerëve ishte 21% më i ulët se periudha përpara pandemisë raportoi Departamenti i Transportit Amerikan të premten.

Ulja e vizitave ndërkombëtare që prej pandemisë rezulton në humbje më shumë se 250 miliardë dollarë.

Udhëtarët jo-amerikanë të linjave ajrore do të duhet në tregojnë prova të vaksinimit përpara se të hypin në avion dhe do të duhet të tregojnë prova të testit COVID-19 negativ.

Rregullat e reja nuk kërkojnë që vizitorët e huaj apo amerikanët të bëjnë karantinë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here