Mbështetje e fuqishme për Prokurorin Ols Dado dhe Gjyqtarin Erion Bani, të cilët morën një vendim të guximshëm për t’i dhënë drejtësi qytetarëve të Tiranës dhe për të luftuar korrupsionin e Erion Veliajt.
Ky është një moment vendimtar për sistemin tonë të drejtësisë, që të tregojë se është i gatshëm të përballet me ata që mendojnë se mund të manipulojnë ligjin për interesat e tyre personale.
Erion Veliaj ka ngritur një sistem të tërë të korruptuarish, ku janë përfshirë media, gazetarë, analistë, biznesmenë, artistë, politikanë, të cilët edhe pas një vendimi gjykate, vazhdojnë të mbështesin abuzimet dhe korrupsionin e tij. (Sipas dosjes së Spak).
Sot, kur drejtësia po vepron, është detyra jonë të qëndrojmë të fortë dhe të mbështesim çdo hap që çon drejt zbulimit të së vërtetës dhe ndëshkimit të korrupsionit. Ne nuk mund të lejojmë që frika dhe kërcënimet të triumfojnë mbi ligjin dhe të drejtat e qytetarëve.
Prandaj unë jam me Prokurorin Dado, me Gjyqtarin Bani.
Sot Veliaj ka seancën në Apel, dhe une besoj fort se Gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi do vazhdojë rrugën e drejtësisë së nisur nga kolegët e tij. Kam dëgjuar fjalët më të mira për Pëllumbin, si jurist, si njeri, e mbi të gjitha si njeri që beson në Zot. E një njeri që beson në Zot, nuk do e tradhëtonte kurrë kombin e tij.