Parisi, një sipërmarrëse shqiptare dhe 9 MUSES.

Najada Musa shkoi në Paris 2 vjet më parë. U largua nga sektori banker në të cilin punonte në Shqipëri prej rreth 10 vitesh për të gjetur drejt Parisit një jetë tjetër. Najadën e kemi parë në media, por më shumë e kemi dëgjuar në radio me zërin e saj të spikatur, madje e dëgjojmë cdo ditë edhe tani që është jeton në Paris. Ajo është zëri zyrtar një kompanie të madhe ndërkombëtare që operon në tregun edhe shqiptar.
U lidhëm me Najadën për një intervistë të shkurtër sepse na bëri përshtypje sipërmarrja e saj në Paris, e quajtur 9 Muses Paris.
– Najada, pse 9 Muses?
– Frymëzuar nga 9 Perëndeshat e mitologjisë greke dhe inspiruar nga mbiemri im Musa, vendosëm shumë shpejt që dyqani jonë te quhet “9 Muses Paris”.
Muzat për ne personifikojnë forcë, burim inspirimi dhe kreativiteti klientet tona janë Muzat tona të vërteta!
– Cfarë është 9 Muses?
– 9 Muses është një sipërmarrje që lidhet me bizhuteritë. Përvec shumëllojshmërisë së modeleve në agjend, tek « 9 Muses Paris » gjeni edhe magjinë e bizhuterive natyrale të punuara me dorë. Një punim artizanal mahnitës, ku gjethet e marra nga natyra, si psh gjethet e lisit, trëndafilit, lulet e margaritës, hortencias, etj. përpunohen për tu kthyer në bizhu të vërteta. Cdo punim kërkon përgatitje 3 ditore për të arritur në produktin perfundimtar, që është një varëse, byzylyk, vëth apo unazc, të larë me flori ku në brendësi ndodhet një gjethe e vërtetë.
– Ku mund ta gjejmë “9 Muses”?
– Në faqen 9musesparis në Instagram dhe Facebook gjeni cdo ditë modele të reja të gjetheve dhe luleve të ndryshme nga gjithë bota me cmime shumë të arsyëshme. Në Instagram dhe Facebook mund të admironi dhe porosisni bizhuteritë tona për Muza të cilat kanë modele nga më të ndryshmet. Dërgesat janë falas. Nëse doni të na vizitoni në dyqan, ju duhet të vini në Paris. Jemi në adresën: 1 Rue Saint Lazare, Paris./mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here