Pjekja e kafesë me rrezet e diellit

Disa inxhinierë në Romë kanë krijuar një mënyrë miqësore me mjedisin për të pjekur kokrrat e kafesë pa energji elektrike ose gaz. Antonio Durbe dhe Daniele Tummei kanë shpenzuar pothuajse gjashtë vjet duke ndërtuar dhe përsosur pjekjen e kafesë në rrezet e diellit.

Rezultati është një sistem që ka nevojë për një copë tokë sa gjysma e fushës së tenisit dhe mot me diell për të pjekur deri në 50 kilogramë kafe në orë.

Fabrika punon tërësisht me energjinë e diellit. Rrezet e diellit pasqyrohen nga një grup pasqyrash tek një pjekëse kafeje dhe madje edhe ato pak pjesë elektrike furnizohen me energji nga një panel i vogël diellor. Sensorët e kontrolluar nga një kompjuter lejojnë që pasqyrat të ndjekin diellin gjatë gjithë ditës dhe ta përqendrojnë dritën e tij në një shportë çeliku rrotulluese që përmban kokrrat e freskëta të kafesë. Shporta arrin temperaturat maksimale prej rreth 240-250 C (450-480 F), në varësi të shkëlqimit të diellit, dhe mund të pjek kokrrat në 20 minuta.

Ky është një proces i ekologjik dhe ekonomikisht i përshtatshëm. Sipas shpikësve të saj, ajo gjithashtu ruan më mirë aromën e kafesë, duke i dhënë asaj një aromë më të pasur. Ndryshe nga furrat konvencionale me ajër të nxehtë, të cilat zakonisht funksionojnë me gaz, rrezet e diellit të përqendruara e pjekin kafenë pa e ngrohur ajrin rreth saj – duke depërtuar kokrrat në një mënyrë më uniforme dhe pa djegur pjesën e jashtme. Natyrisht, sistemi varet nga moti i mirë. Në ditët me re ose pas perëndimit të diellit, adhuruesit e kafesë duhet të kthehen diku tjetër.

Një fabrikë me 40 pasqyra është në gjendje të pjekë deri në 30,000 kilogramë kafe në vit, duke kursyer rreth 60,000 kilovat-orë energji elektrike, sipas shpikësve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here