Pse disa duhanpirës për kohë të gjatë nuk sëmuren me kancer?

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar arsyen përse disa duhanpirës për një kohë të gjatë nuk sëmuren me kancer. Sipas gjetjeve të fundit të publikuara nga Nature Genetics, genet riparuese të ADN mund të jenë pengesa në zhvillimin e kancerit. Kërkuesit zbuluan se është një avantazh i trashëguar tek shumë duhanpirës që i bën ata të mos zhvillojnë kancer. Në thelb, për shkak se genet riparuese të ADN te disa njerëz ishin shumë aktive, ata e mbronin njeriun nga formimi i qelizave kancerogjene. Kjo është një gjetje intriguese e cila mund ti japë shpjegim pse disa duhanpirës për kohë të gjatë nuk sëmuren kurrë me kancer. Studjuesit vëzhguan qelizat bronkiale të 33 pjesëmarrësve. Të gjithë pjesëmarrësit kishin moshë nga 11 në 86 vjec. 14 pjesëmarrës nuk ishin fare duhanpirës, ndërsa të tjerët varjonin në sjellje nga duhanpirës të lehtë, në të moderuar dhe të rëndë.

Më pas atë mblodhën qelizat e mushkërisë së secilit për të sudjuar mutacionet në genomet e tyre. Rezulatet treguan se këto qeliza të mushkrisë mbjetojnë me vite. Dhe mutacionet akumulohen me kalimin e moshës dhe ndërkohë që personi pi duhan. Këto janë me shumë mundësi qelizat që kthehen në kancer, shpjegoi një pneumolog i Kolegjit të Mjeksësisë Albert Einstein.

Në disa raste ADN është e aftë të riparojë trupin përpara se këto qeliza të kthehen në kancerogjene. Këto gene riparuese të ADN mund të trashëgohen por edhe të përftohen.

Burimi: Yahoo

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here