Gratë japoneze nuk e japin përshtypjen e moshës së tyre dhe janë shembull i elegancës trupore. Por si e arrijnë ato këtë? Një nga faktorët janë artet marciale, të cilat janë shumë popullore në Japoni si sport, por edhe si ushqim shpirtëror. Ato datojnë që në shekullin 23 para Krishtit, por që atëhere kanë evoluar shumë në stil. Artet marciale kanë shumë përfitime për shëndetin. Janë tepër aerobike, dhe stërvitja angazhon të gjitha muskujt e trupit. Ato shërbejnë për vetëmbrojtje, përmirëson reflekset dhe ndihmon rënien në peshë.
Japonezet hanë ëmbëlsira të shëndetshme. Ato janë me fruta, oriz dhe bathë dhe kanë nive shumë të ulët të sheqerit. Ëmbëlsira më popullore në Japoni është Mocha e përgatitir me oriz dhe fruta si luleshtydhja dhe me akullore.
Japonezët e kanë të vecantë raportin me natyrën. I gjithë kombi është miqësor me natyrën. Ata nuk e shfrytëzojnë natyrën për përfitime. Që në vegjëli fëmijët edukohen që të jetojnë në harmoni me natyrën dhe ta respektojnë atë. Zakoni i tyre është të shkojnë në fundjava të gjata clodhjeje në natyrën e egër.
Cdo njeri në Japoni merr shërbim shëndetësor të mbuluar plotësisht nga shteti. Kjo zë 10 % të GDP, që është shumë më pak se në vendet perëndimore, por cdo qytetar përfiton nga kjo dhe nuk anashkalon kontrrollet rutinë. Të shkuarit cdo muaj për një check-up nuk ka asgjë të cuditshme për japonezët.
Japonezët bëjnë takime të rregullta sociale me miqtë. Ata vërtet kanë shtëpi të vogla të cilat nuk u lejojnë shumë të ftuar, por restorantet janë të lira dhe është zakon takimi i përjavshëm me miqtë. Kjo jetë sociale i ndihmon japonezët në nivelet e ulëta të sëmundjeve mendore.
Rutina e kujdesit për lëkurën konsiderohet sekret për lëkurën e re të japonezeve. Atyre nuk u dalin rrudha në moshën kur ato shfaqen tek gratë perëndimore, megjithatë rutina e pastrimit të fytyrës konsiderohet thelbësore. Ajo mbështetet në pastrimin e fytyrës nga make up me një përbërës me bazë vaji, ndryshe nga pjesa europiane e cila mendon se elementët vajorë i bëjnë dëm lëkurës. Hapi tjetër është mbajtja pastër e poreve, që lidhet me pastrimin nga yndyra që nuk i duhet lëkurës.
Wasabi është pjesë e gatimeve japoneze. Ndryshe nga speci djegës, i cili të jep ndjenjën e zjarrit në gojë, wasabi lë një gjurmë të freskët që cliron rrugët e frymëmarrjes. Ai është injohur tek sashimi dhe sushi, por përdoret në shumë receta të tjera japoneze. Ka pak kalori, por i pasur në fibra dhe proteina. Ai përmban minerale si zink, kalcium, magnez, fosfor, hekur dhe sodium. Lloji i vitaminës B tek wasabi është mbresëlënës, për të mos përmendur vitaminat A dhe C. Thuhet se easabi parandalon kancerin. Ai ul masën me të cilën rriten qelizat kancerogjene. Duket se wasabi mund të promovojë vdekjen e qelizave kancerogjene. Kjo vdekje qelizore quhet apoptosis. Ai është anti-inflamator dhe i mban kycet të reja, ndihmon nivelin e ulët të kolesterolit dhe ul rrezikun për sëmundjet e zemrës. /mendimi.al