Punonjësja e televizionit shtetëror rus proteston gjatë transmetimit direkt

Marina Ovsyannikova, punonjësja e televizionit shtetëror rus që organizoi një protestë kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmë, tha se ajo e mori vetë vendimin për të protestuar kundër luftës.
Ishte një moment mahnitës kur për disa sekonda ajo ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve në mediat shtetërore ruse për të tundur një tabelë ku thuhej: “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”.
Lajmi bëri bujë pasi u kuptua sa larg ka shkuar Vladimir Putin me masat e marra pët të shkëputur rusët nga burimet e informacionit të pavarur dhe mediat sociale, si Twitter dhe Facebook.
Duke folur jashtë gjykatës në Moskë, pasi u gjobit me 30,000 rubla (213 £), zonja Ovsyannikova tha: “Ishte vendimi im kundër luftës.  Këtë vendim e mora vetë, sepse nuk më pëlqen që Rusia e filloi këtë pushtim. Është vërtet një ngjarje e tmerrshme.”
“Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen, miqtë dhe kolegët. Kanë qenë disa momente shumë të vështira në jetën time.  Kam kaluar dy ditë pa gjumë. Jam marrë në pyetje për më shumë se 14 orë.”
Ajo akuzoi autoritetet se fillimisht refuzuan kërkesën e saj për ndihmë juridike, dhe avokatët e saj thanë në gjykatë se asaj nuk iu lejua një avokat i pranishëm gjatë marrjes në pyetje për disa orë.
“Nuk më lejuan të kontaktoja me të afërmit.  Ata nuk më lejuan asnjë ndihmë ligjore.  Isha në një gjendje shumë të rënduar psikologjike”, shtoi ajo.
Burimi: The Telegraph
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here