Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh

Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka lënë të kuptohet për zgjerime të mëtejshme territoriale, në komente që mund të ndezin këmbanat e alarmit.

Është e pamundur – e kuptoni? — e pamundur të ndërtosh një gardh rreth një vendi si Rusia. Dhe ne nuk kemi ndërmend ta ndërtojmë atë gardh”, tha Putin në një takim me sipërmarrësit e rinj në Moskë, sipas Sky News.

Kjo erdhi ndërsa udhëheqësi rus e krahasoi veten me Pjetrin e Madh në 350 vjetorin e lindjes së carit. Putin u përpoq të bënte një paralele midis sulmit të furishëm të Kremlinit në Ukrainë dhe pushtimit të brigjeve të Balltikut nga ish-monarku rus gjatë një lufte kundër Suedisë në shekullin e 18-të.

Kur Pjetri i Madh themeloi kryeqytetin e ri, asnjë nga vendet evropiane nuk e njohu territorin si rus. Të gjithë e njohën atë si territor suedez. Sllavët së bashku me popujt fino-ugikë kishin jetuar gjithmonë atje, për më tepër, ky territor kishte qenë nën kontrollin e shtetit rus. E njëjta gjë drejt perëndimit – Narva dhe ekspeditat e tij të para”, tha Putin, sipas një përkthimi.

Pse shkoi atje? Ai shkoi atje për ta marrë përsëri territorin dhe për ta forcuar, këtë po bënte. Epo, duket se edhe neve na ka rënë të marrim dhe forcojmë territoret dhe nëse i marrim këto vlera themelore si bazë të ekzistencës sonë, do të mbizotërojmë në zgjidhjen e çështjeve me të cilat po përballemi”, shtoi ai.

Burimi: CNBC
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here