Qentë e dinë kur njerëzit gënjejnë

Një studim i ri u testua deri në çfarë mase qentë mund të ndiejnë mashtrimin njerëzor. Studiuesit në Universitetin e Vjenës zbuluan se qentë në raste të caktuara mund të dinë kur njerëzit gënjejnë.

Shkencëtarët kryen një studim me 260 qen për të përcaktuar se deri në çfarë mase qentë mund të dallojnë mashtrimin. Ne gazetën e ekipit studimor, e botuar në Proceedings of the Royal Society B, parashtroi eksperimente që testuan nëse qentë, si njerëzit, kanë një ndjenjë të brendshme se si të vlerësojnë vërtetësinë.

Studiuesit në punimin e tyre shkruajnë se “Qentë përbëjnë një rast veçanërisht interesant, pasi mjedisi i tyre shoqëror është ndarë me njerëzit për të paktën 14,000 vjet. Për këtë arsye, qentë janë konsideruar si specie model për hetimin krahasues të aftësive socio-njohëse”. 

Studimi u përqëndrua veçanërisht në të kuptuarit nëse qentë ishin “të ndjeshëm ndaj disa gjendjeve mendore ose psikologjike të njerëzve”. 

Si u krye eksperiementi?

Eksperimenti përfshiu 260 qen, të cilët u vunë për të dëgjuar këshillat e një “komunikuesi” njerëzor të cilin ata nuk e njihnin. Ky person u tha qenve se cila nga dy tasat kishte një biskotë të fshehur brenda duke e prekur dhe thënë: “Shikoni, kjo është shumë e mirë!” Nëse qentë do të merrnin këshillën e personit, ata do të merrnin gostinë. Pasi ata krijuan besimin e qenve, studiuesit pastaj e komplikuan përvojën duke i lënë qentë të shikojnë që një njeri tjetër që nuk e njihnin e transferonte biskotën nga një tas në tjetrin. Në disa raste, komunikuesi origjinal do të ishte gjithashtu i pranishëm për të parë, por jo gjithmonë. 

Gjetjet zbuluan se gjysma e qenve nuk e ndoqën këshillën e komunikuesit nëse ai person nuk ishte i pranishëm kur ushqimi kalonte në një tas tjetër. Qentë kishin një ndjenjë se ky njeri nuk mund ta kishte ditur vendndodhjen e vërtetë të biskotës. Për më tepër, dy të tretat e qenve injoruan sugjerimin e njeriut kur panë ndërrimin e ushqimit, edhe kur komunikuesi tregoi në tasin e gabuar. Qentë kuptuan se njeriu po i gënjente. 

Studuesit menduan përpara eksperiementit se qentë do të silleshin si fëmijët nën moshën pesë vjeç dhe si majmunët, por tani ata spekulojnë se ndoshta qentë mund të kuptojnë kur dikush është mashtrues – shkruan bashkë-autori Ludwig Huber nga Universiteti i Vjenës për New Scientist. Supozohet që qeni e kupton kur personi dhe qeni ndajnë të njëjtën njohuri, dhe kupton kur i jepet informacioni i gabuar madje e shikon atë veprim si mashtrim ose gënjeshtër shton autori. 

Kjo nuk është hera e parë që kryhen eksperimente të tilla. Më parë, u testuan në një mënyrë të ngjashme fëmijët nën moshën pesë vjeç, makakët dhe shimpanzetë. Nga studimet doli se fëmijët dhe kafshët e tjera kishin më shumë gjasa se qentë të dëgjonin këshillat e gënjeshtarëve. Dhe veçanërisht, edhe midis qenve, u zbulua se rraca e terrierëve ishte më shumë si fëmijët duke ndjekur sugjerime të rreme. 

Burimi: New Scientist, The Royal Society Publishing. 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here