Është gjithashtu një destinacion fotografik jashtëzakonisht i popullarizuar – aq sa një gardh u ngrit së fundmi nga qyteti për të ndaluar turistët që të mund të bënin kaq shumë fotografi.
Gardhi që atëherë është rrëzuar, por kryebashkiaku i Hallstatt thotë se ai dëshiron të vendosë një pankartë për t’u kujtuar turistëve se njerëzit jetojnë në zonë.
Mbi një milion turistë shkojnë në Hallstatt çdo vit për të bërë fotografi sepse vendi është jashtëzakonisht popullor për pamjet e tij piktoreske, i shtrirë pranë një liqeni në malet austriake. Pati disa teori konspirative se Hallstatt frymëzoi filmin e famshëm të Disney, Frozen.
Një kopje e qytetit është ndërtuar gjithashtu në Guangdong, në Kinë. Kryetari i bashkisë së Hallstatt fluturoi në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes kur u bë.
Tani, miliona turistë vizitojnë qytetin çdo vit – edhe pse vetëm disa qindra njerëz jetojnë në qytet. Shumë njerëz drejtohen në një kënd, i cili ka pamje nga qyteti, liqeni dhe malet, për të bërë foto dhe selfie.
Në fillim të kësaj jave, njerëzit vunë re se një barrierë prej druri ishte vendosur për të fshehur pamjen e famshme.
Kryetari i Bashkisë, Alexander Scheutz, u tha gazetave austriake se njerëzit që jetojnë në zonë donin të liheshin vetëm. Qyteti ka vendosur më parë kufizime për makinat dhe autobusët, por thotë se ata rregullisht arrijnë kufirin ditor për 450 makina dhe 54 autobusë.
Kjo nuk është hera e parë që turistëve u thuhet të reduktojnë marrjen e fotografive në destinacionet e njohura turistike.
Në Portofino, në Itali, kryebashkiaku pohoi se në qytet kishte ‘kaos‘ nga të gjithë turistët që vinin për të fotografuar pamjen e shtëpive shumëngjyrëshe me pamje nga deti dhe turistëve u ndalohej të rrinin për një kohë të gjatë në vende të caktuara.