Nga Reila Bozdo: Të reagojmë për të mirën, për të bukurën, për punën, që ato të bëhen jo përjashtimi, por e zakonshmja

Lexova lajmet dhe ndjeva gëzim. Ndryshe nga ditët e zakonshme në mediat shqiptare, flitej edhe për dy të rinj që kohën e shpenzojnë me shkencë.
“Dy të rinjtë shqiptarë fitojnë konkursin e NASA: Kemi punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”. – thotë shkrimi i ABC News.
20 orë pune për dy të rinjtë nga Goztivari, ndërsa shumë nga bashkëmoshatarët e tyre pijnë hashash dhe budallallepsen në tik-tok pas kotësisë me orë tëra, duke iu larguar punës, mësimit, leximit, dijes.
Ky lajm erdhi në një kohë në kontrast të plotë me vandalizmin në Lezhë, ku nxënësi në konflikt goditi mësuesen në kokë me karrige. Ngjarje e rëndë, produkt i një sistemi arsimor që ka nevojë për reformim të thellë që nga trajtimi psikologjik i mësuesve e numëri i nxënësve që ka nën mbikqyrje, deri tek mundësitë e rinisë për punë, sport, motivim, argëtim.
Shqipëria ka plot të rinj me vullnet dhe ide.
Ata duhen promovuar çdo ditë. Ta promovojmë talentin, dijen, përpjekjen deri sa edhe më vandalit t’i vijë turp kur të mendojë konflikt fizik me mësuesin.
Në lidhje me Skype tek “ABC e mëngjesit”, dy të rinjtë Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu treguan se kanë krijuar një hartë, për zjarrëfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme. Ata treguan se marrin të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojnë se ku është koordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjnë kalkulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëjë zjarri etj.
Le të flasim për këta djem dhe plot vajza e djem të tjerë që bëjnë punë të mira.
Ta konkurojmë vandalizmin me modelin e punës e dijes. Le të reagojmë për të mirën, për të bukurën, për punën, që ato të bëhen jo përjashtimi, por e zakonshmja.
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here