Rruga e Kombit ngre kombin në këmbë.

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së pagesës për kalimin në rrugë ka precipituar në gurë dhe flakë. Protesta u organizua nga antarë të këshillit bashkiak Kukës. Disa protestues kanë deklaruar se janë provokuar nga forcat e policisë dhe për këtë kanë kaluar në dhunë. Nga pamjet filmike dhe fotot duken qartë policë të cilët godasin protestuesit dhe protestues të cilët godasin policë.

Kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Xhafa kanë deklaruar se protestuesit do të dënohen sipas ligjit.

Ngjarjet në Rrugën e Kombit kanë ngritur kombin në këmbë. Qytetarët kanë dhënë mbështetjen e tyre mediat sociale duke kërkuar që protestuesit të mos dënohen sepse kanë reaguar në ekstrem për një kauzë të drejtë. /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here