Prej javësh bëhet fjalë për shkurtimet në furnizimet me gaz natyror dhe kriza e parashikuar që do të mbizotërojë si rrjedhojë, duke ngritur kështu që tani çmimet e energjisë. Ndaj shtetet perëndimore po marrin masa për dimrin e gjatë, gjithashtu me një dimër të dytë me Covid-in nëpër këmbë.
Këshilltari i lartë i Presidentit Joe Biden për energjinë po i kërkon Rusisë që t’i sigurojë Evropës një furnizim më të madh të gazit natyror përpara se një tubacion i ri të fillojë funksionimin.
Bashkimi Evropian dhe autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende miratimin rregullator përfundimtar për tubacionin Nord Stream 2, i cili do të sjellë gaz përmes Detit Baltik direkt në Evropë. Pavarësisht nga miratimi i saj, Amos Hochstein, këshilltari i lartë i Bidenit për sigurinë globale të energjisë, tha se Rusia ka gaz të mjaftueshëm për të rritur shitjet në BE dhe ata duhet të ofrojnë më shumë gaz “shpejt” thuhet nga AP.
“Nëse Rusia ka gazin për të furnizuar Nord Stream 2, siç sugjerojnë vetë, kjo do të thotë se ajo ka gaz për të furnizuar përmes GTS (sistemi i tranzitit të gazit) të Ukrainës ose tubacione të tjera gjithashtu, kështu që ata duhet ta bëjnë këtë,” tha Hochisetin për gazetarët përmes një konference në Uashington. Hochsetin tha gjithashtu se kriza e gazit natyror në Evropë kishte shkaqe të shumta, mes tyre kërkesa e madhe e Kinës për gaz. Evropa importon rreth 90 për qind të gazit të saj nga Rusia. Çmimet e gazit natyror janë deri në pesë herë më të larta se në fillim të vitit.
Gazprom i kontrolluar nga shteti rus ka vazhduar të furnizojë me gaz klientët evropianë sipas kontratave të tij afatgjata, por nuk e ka rritur furnizimin në tregun imediat edhe pse çmimet janë rritur shumë.
Amerika e kritikon ashpër krizën e krijuar pasi kjo do të rëndojë thotë Hochsein, në disa komunitete vulnerabël ekonominë ndaj luhatjes dhe rritjes së çmimeve dhe do t’i çojë këto vende në kriza jetike.
Krijimi i Nord Strem 2 do të fuqizojë pozitën e Rusisë pasi e bën atë furnizuesin e vetëm me një burim në Europë. Ky lloj monopoli është kundërshtuar nga SHBA dhe Polonia me Ukrainën, sepse prek thellë sigurinë energjetike. Nëse Rusia përdor një tubacion për furnizim, kjo do të thotë që për Ukrainën humbasin tarifat e tranzitit.
Administrata Biden hoqi dorë nga përpjekjet për ta bllokuar atë me sanksione. Ndërkohë arriti një marrëveshje me Gjermaninë që sëbashku do të marrin masa kundër Rusisë nëse ajo përdor gazin si armë kundër Ukrainës dhe se Gjermania do të ndihmojë në financimin e tranzicionit të Ukrainës në energjinë e gjelbër.
Burimi: Associated Press