SHBA ndryshon rregullat e lëvizjes për udhëtarët ndërkombëtarë në muajt e ardhshëm

Qeveria amerikane muajin e ardhshëm do të heqë kufizimet e udhëtimit të periudhës së pandemisë përgjatë kufirit kanadez dhe meksikan për udhëtarët që janë të vaksinuar ndaj koronavirusit, duke i lejuar ata të hyjnë në SHBA për aktivitete jo thelbësore, si turizmi dhe vizitat familjare, për herë të parë që nga marsi 2020.

Duke filluar në fillim të nëntorit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të përjashtojë udhëtarët të cilët janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 nga kufizimet jo-thelbësore të udhëtimit të vendosura përgjatë të dy kufijve tokësorë të SHBA, u raportua nga zyrtarë të lartë të administratës Biden. Ata që nuk mund të japin prova të vaksinimit do të vazhdojnë të ndalohen të kalojnë kufijtë tokësorë nëse udhëtimi i tyre konsiderohet të jetë “jo thelbësor”.

Nënshtetasit amerikanë, mbajtësit e kartave jeshile (green card) dhe individët që udhëtojnë për kujdes mjekësor janë përjashtuar nga kufizimet jo-thelbësore gjatë gjithë kohës së pandemisë kur kufizimet filluan të viheshin në zbatim.

Gjithashtu, duke filluar nga janari 2022, SHBA do të kërkojë nga të gjithë udhëtarët – përfshirë ata që përfshihen në udhëtime thelbësore, si shoferët e kamionëve – të tregojnë prova të vaksinimit para se të hyjnë në një pikë kufitare tokësore, thanë zyrtarët.

Ndërkohë, ambasada Amerikanë në Tiranë, është në proces të pezulluar për shërbimet e vizave për qëllime turistike ndaj shtetasve shqiptarë. Shërbimi për vizat e tjera është në funksion, siç deklarohet në faqen zyrtare të ambasadës.

Burimi: CBS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here