Partia Demokratike është në ditët e saj më të vështira. Nuk mjaftojnë individët e pakënaqur që nuk ishin në lista dhe humbja e thellë. Konflikti në PD vazhdon duke precipituar në mbledhje me dialogje agresive të cilat raportohen në media në kohë reale. Jo vetëm kaq, por këto ditë publiku mundi të dëgjojë edhe regjistrime audio të mbledhjes së fundit të kryesisë së partisë.
Mund të jetë bërë modë që kolegët të regjistrojnë njëri-tjetrin me aparate smartphone. Regjistrohen biseda në kafe, telefonata, zënka të vogla. Nuk është etike dhe as korrekte nga pikëpamja ligjore të regjistrosh tjetrin pa e pyetur. Këto ditë, pamë që anëtarë të lartë të një force politike, nxorrën në media dialogjet e tyre, brenda godinës së tyre, për ҫështjet e tyre. A është kjo etike dhe korrekte? Cili është modeli që po përpiqet t’i shpalosë qytetarëve një parti që “përgjon” sherrin me vetveten dhe e mediatizon “përgjimin”?/mendimi.al