Shkencëtarët: Të menduarit shumë mund t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur

Nëse ndiheni të lodhur në fund të një dite të vështirë në zyrë, mund të jetë se keni menduar shumë.

Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri mund të çojë në lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve.

Shkencëtarët analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupeve të njerëzve gjatë një dite pune të përafërt. Njërit grup iu dhanë detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu tha të kryente versione më kërkuese të të njëjtave detyra njohëse. Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i zgjerimit të bebëzës së syrit, u regjistruan vetëm në grupin që kryente detyra më komplekse.

Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, studiuesit nga Spitali Universitar Pitie-Salpetriere në Paris zbuluan se puna njohëse me kërkesë të lartë çoi në një grumbullim të glutamatit – një kimikat që qelizat nervore përdorin për të transmetuar sinjale në qelizat e tjera – në zonën e korteksit para frontal të trurit. Menaxhimi i tepricës i bën aktivitetet e tjera para-frontale të korteksit, të tilla si planifikimi dhe vendimmarrja, më të vështira, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprime me përpjekje të ulëta dhe me shpërblim të lartë ndërsa fillon lodhja konjitive.

Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha se teoritë e mëparshme sugjeronin se lodhja ishte një iluzion i sajuar nga truri për të na bërë të ndalojmë atë që po bëjmë dhe të kthehemi në një aktivitet më të këndshëm. “Por gjetjet tona tregojnë se puna njohëse rezulton në një ndryshim të vërtetë funksional – akumulim i substancave të dëmshme – kështu që lodhja do të ishte me të vërtetë një sinjal që na bën të ndalojmë së punuari, por për një qëllim tjetër: për të ruajtur integritetin e funksionimit të trurit.

Studiuesit thonë se monitorimi i ndryshimeve kimike në korteksin para-frontal mund të ketë implikime praktike, të tilla si ndihma në zbulimin e lodhjes së rëndë mendore në mënyrë që të shmanget ezaurimi i neuroneve në vendin e punës.

Burimi: Bloomberg
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here