Shpërthen inceneratori në Gjermani. Zyrtarët gjermanë deklarojnë “rrezik ekstrem”

Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në një fabrikë të djegies së mbeturinave në Leverkusen, Gjermani, duke lëshuar tym toksik që ngrihet mbi qytet. Banorët janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin të gjitha dritaret dhe dyert. Nga shëprthimi një person ka vdekur, katër persona janë ende të humbur dhe më shumë se dymbëdhjetë vetë të plagosur, raportoi AP. Ekipet e shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes.

Të martën në mëngjes, Chempark i Leverkusen, një kompleks industrial për industrinë e kimikateve, shkroi në Twitter se shkaku i një shpërthimi të madh në një fabrikë inceneratori ishte i pasigurt. Mesazhi u përforcua nga policia e Leverkusen, e cila shtoi se banorët duhet të shmangin zonën në të cilën kishte ndodhur shpërthimi.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë tymin e zi që del nga struktura, e cila me sa duket është në pronësi të gjigandit të kimikateve Bayer, në brigjet e Rinit duke shkaktuar një ndotje të madhe të zonës.

Sipas departamentit të policisë së qytetit, rrugët përreth objektit janë bllokuar kryesisht. Autostradat gjithashtu preken. Në një deklaratë, Currenta, operator i Chempark, tha se shpërthimi shkaktoi një zjarr në një fermë tankesh ngjitur me zonën e djegies.

Kompania ka nxjerrë një linjë telefonike për banorët për të marrë informacion në lidhje me të afërmit që mund të kenë qenë në shpërthim. Kompania tha se shkaku i shpërthimit është ende i panjohur.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here