Në revanshin e largimit të trupave amerikane dhe ato civile nga Afganistani, dy shpërthime të fuqishme bombash kanë ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit të enjten në mbrëmje.
Të paktën 90 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur sipas raporteve zyrtare. Bombardimet erdhën disa orë pasi qeveritë perëndimore kishin paralajmëruar qytetarët e tyre që të qëndronin larg aeroportit, për shkak të një kërcënimi të afërt të një sulmi nga IS-K, dega në Afganistan e grupit të Shtetit Islamik.
Shpërthimi i parë ndodhi afër hoteli Baron, në afërsi të aeroportit. Hoteli po përdorej nga zyrtarët britanikë që përpunin procesin e largimit të afganëve që shpresonin të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar. Fill pas këtij shpërthimi, disa krisma armësh dhe një shpërthim i dytë ndodh tek Abbey Gate, e cila është një nga hyrjet kryesore të aeroportit.
Zyrtarët britanikë dëshmuan se një kamikaz qëndroi në mes të turmës së familjeve që po përpiqeshin të largoheshin dhe kreu atentatin.
Pentagoni deklaroi zyrarisht se 13 personel ushtarak amerikan ishin mes të vdekurve. Viktimat janë ushtarakë të marinës amerikane dhe një mjek i flotës detare amerikane. 15 trupa të tjerë u plagosën.
Menjëherë pas sulmit Shtëpia e Bardhë ka reaguar me një konferencë për shtyp të Presidentit Biden ku ai drejtohet hapur terroristëve: “Do t’ju ndjekim e do t’ju kapim”. Presidenti Biden paralajmëroi se SHBA nuk do të “falë” autorët.
“Ne nuk do të pengohemi nga terroristët”. – tha ai. Jemi të vendosur t’i përmbahemi afatit të 31 gushtit për të nxjerrë nga Afganistani të gjithë trupat tanë. SHBA ka asistuar dhe lehtësuar gjithashtu me evakuimin e shtetasve të huaj dhe afganëve që kishin punuar me misione të huaja.
Paralajmërimet për atentate janë bërë me dije dhe shteti amerikan ka njoftuar shtetasit e tyre të rrinin larg zonave kritike. Pentagoni lajmëroi sot dhe për mundësinë e sulmeve të tjera nga IS.
Tmerr dhe terror është përhapur ne aeroport, por forcat po vazhdojnë me evakuimin sipas udhëzimeve të zyrtarëve të lartë.
Burimi: BBC, Reuters