Shqiptarët dhe malazezët kanë më pak gjasa për të blerë online në Evropë

Qytetarët e Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë më pak gjasa për të blerë online në të gjithë Evropën, tregon një përmbledhje e të dhënave nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat. Ndërsa përdorimi i internetit dhe tregtia elektronike po rritet në Ballkanin Perëndimor dhe janë shfaqur disa tregje kombëtare dhe rajonale, qytetarët e rajonit kanë ende më pak gjasa se sa homologët e tyre në BE për të bërë blerje online.

Të dhënat e vitit 2020 nuk përfshijnë Shqipërinë, por tregojnë se vetëm 23% e njerëzve nga Mali i Zi kanë bërë porosi online dhe 28% e atyre nga Bosnja dhe Hercegovina.

Qytetarët e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kishin më shumë gjasa të bënin blerje online, përkatësisht me 38% dhe 34%.

Megjithatë, 46% e kosovarëve kanë bërë blerje online, më shumë se në shumicën e shteteve jugore të BE-së. Duke parë të dhënat për vitin 2019, më të fundit të disponueshme për Shqipërinë, vetëm 7% e shqiptarëve blenë online dhe 16% e njerëzve nga vendi i renditur më pas, Mali i Zi.

Ndër vendet anëtare të BE-së, më pak të prirur për të blerë online ishin qytetarët e dy vendeve të saj më të varfra, Bullgarisë (31%) dhe Rumanisë (34%).

Në ekstremin tjetër, më shumë gjasa për të bërë blerje online ishin qytetarët e ish-anëtarit të BE-së, Britanisë së Madhe (90%), të ndjekur nga katër shtetet nordike, ku pjesa e blerësve online varionte nga 84% në 89%.

Nga anëtarët më të rinj të BE-së, qytetarët e Çekisë (72%) dhe Estonisë (68%) kishin më shumë gjasa të bënin blerje online.

Shqiptarët vazhdojnë të kenë rregulla shumë të kufizuara dhe me taksa të larta për blerjet online, si dhe dërgesat postare. Kjo gjë i ka kufizuar ata për disa vite me radhë për të kryer blerje online, ose të marrin pako e porosi postare nga të afërmit e tyre jashtë. Taksat doganore me limit blerje fare të ulët për blerjet onlinë kanë kufizuar shpenzimet në internet të qytetarëve shqiptarë.

Burimi: Eurostat

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here