Si të udhëtosh në rastin kur ke pashaportë shqiptare të skaduar?

Shtetasit shqiptarë po përballen me cështjen e pashaportave të skaduara. Meqënëse disa nga ambasadat apo konsullatat shqiptare kanë qënë të mbyllyra gjatë pandemisë, shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë janë përballur me skadimin e dokumenteve të tyre.

Po cfarë mund të bësh në këto raste? Aplikimi për pashaportë të re mund të kryhet në ambasadën shqiptare në shtetin ku ndodhen, ose në konsullatën më të afërt. Aplikantët duhet të paraqiten fizikisht për aplikim. Në rast pamundësie, mund të aplikojnë tek portali e-albania për Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer).  

Aplikim për leje kalimi” (Laissez Passer) është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. Këta shtetas shqiptarë, të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri do të pajisen me leje nëpërmjet shërbimit postar. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë.

– Leja e kalimit do t’i dërgohet qytetarit me postë në adresën e dhënë, nëse mundësohet verifikimi i identitetit. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e lejes së kalimit me postë në adresën e qytetarit. 

– Kur aplikohet për fëmijë, në Përfaqësinë Diplomatike paraqitet një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor. /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here