Pas 19 vitesh burgim, Marisë, Mbretëreshës së Skocisë, i pritet koka në Kështjellën Fotheringhay në Angli, për bashkëpunimin e saj në një komplot për të vraë Mbretëreshën Elizabeta I.
Në 1542, ndërsa ishte vetëm gjashtë ditëshe, Maria u ngjit në fronin skocez pas vdekjes së të atit, Mbretit Xhejms V. Nëna e saj e dërgoi për t’u rritur në oborrin francez dhe në 1558 u martua me Mbretin Françesku II i Francës, i cili vdiq në 1560. Pas vdekjes së tij, Maria u kthye në Skoci për të marrë rolin e saj të caktuar si monarke e vendit.
Pas disa trazirave në vendin e saj, më 1568, Maria shkoi të jetonte në Angli, ku u mirëprit nga Mbretëresha Elizabeta I, por shumë shpejt kjo e fundit u detyrua ta vendoste mikeshën e saj në arrest shtëpie. Kjo pasi Maria u bë fokusi i komploteve të ndryshme katolike angleze dhe spanjolle për të rrëzuar Elizabetën. Në 1586 u raportua një komplot i madh për ta vrarë Elizabetën dhe kështu Maria u dënua me vdekje.
Më 8 shkurt 1587, Marisë, Mbretëreshës së Skocisë, iu pre koka për tradhëti. Ekzekutimi i saj ishte një skenë rrëqethëse e shpenguar nga dinjiteti i madh personal me të cilin ajo përballoi fatin e saj.
Djali i saj, Mbreti Xhejms VI i Skocisë, e priti me qetësi ekzekutimin e së ëmës, dhe pas vdekjes së Elizabetës në 1603, u bë mbret i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës.
Burimi: Britannica