Sot në histori: Xhorxh Uashington u zgjodh si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara me vota unanime

Më 4 shkurt, 1789, kolegji i parë elektoral zgjodhi me anë të një votimi unanim, Xhorxh Uashington, për të shërbyer si presidenti i parë i SHBA-ve. Me 69 vota elektorale, Uashington fitoi mbështetjen e të gjithë pjesëmarrësve. Që prej asaj dite, asnjë president nuk e ka fituar postin nëpërmjet një mandati universal për të udhëhequr vendin.

Xhorxh Uashington ishte hero kombëtar dhe kandidati më i preferuar i Virxhinias, shteti më i madh në atë kohë. Ai njëkohësisht kishte shërbyer si komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Revolucionit Amerikan dhe president i Konventës Kushtetuese të vitit 1787 në Filadelfia.

Burimi: Mount Vernon

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here