Sot në këtë ditë: Klonimi i deles Dolly

Më 22 shkurt 1997, një grup shkencëtarësh britanikë në Institutit Roslin pranë Edinburgh, bënë të mundur klonimin e deles Dolly, kloni i parë i një gjitari të rritur.

Dolly ishte e rëndësishme sepse ajo ishte gjitari i parë që u klonua nga një qelizë e rritur. Lindja e saj vërtetoi se qelizat e specializuara mund të përdoreshin për të krijuar një kopje të saktë të kafshës nga erdhën. Kjo njohuri ndryshoi atë që shkencëtarët mendonin se ishte e mundur dhe hapi shumë mundësi në biologji dhe mjekësi, duke përfshirë zhvillimin e qelizave staminale të personalizuara të njohura si qeliza iPS.

Megjithatë, Dolly nuk ishte gjitari i parë i klonuar ndonjëherë. Ky titull i takon një deleje tjetër, e cila u klonua nga një qelizë embrioni dhe lindi në vitin 1984 në Cambridge, Mbretëri e Bashkuar. Dy dele të tjera, Megan dhe Morag, ishin klonuar gjithashtu nga qelizat embrionale të rritura në laborator në Institutin Roslin në 1995 dhe gjashtë dele të tjera, të klonuara nga qelizat embrionale, lindën në Roslin në të njëjtën kohë me Dolly. Ajo që e bëri Dolly-n kaq të veçantë ishte se ajo ishte krijuar nga një qelizë e rritur, gjë që askush në atë kohë nuk e mendonte se ishte e mundur.

Burimi: Britannica

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here