Teleskopi i fuqishëm sjell për herë të parë pamje mahnitëse nga hapësira

Një epokë e re e astronomisë po fillon ndërsa NASA publikoi imazhet e para shkencore nga teleskopi James Webb Space.
Këto pamje me ngjyrë tregojnë fuqinë depërtuese të teleskopit me vlerë 10 miliardë dollarë.
Në këtë foto shohim 5 galaksi, me katër nga të cilat ne ndërveprojmë. Këto galaksi e tërheqin njëra-tjetrën në një vallëzim gravitacional.

Webb do të revolucionarizojë njohuritë tona në formimin e yjeve dhe ndërveprimet e gazit brenda tyre.
Fotoja e mëposhtme tregon një yll që po vdes të rrethuar nga pluhur dhe shtresa drite, 2500 vite drite larg nesh.
Këto janë imazhet më të mëdha të marra deri tani. Ato përmbajnë më shumë se 150 milion pixels, dhe janë të ndërtuara nga më shumë se 1000 file imazhesh.
Webb është teleskopi më kompleks dhe më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë.

Fotot: NASA

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here