Një studim i ri nga Steven Arnocky i Nipissing University në Kanada ka hedhur një sy në rolin që kanë tiparet e fytyrës në marrëdhëniet seksuale, nëse mund të jetë e parashikueshme që të parashikohet jeta seksuale e dikujt thjesht duke parë fytyrën e tij/saj.
Studiuesit analizuan raportin e gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës (e cila jep një matës se sa e rrumbullakosur apo e gjatë është fytyra) për 456 pjesëmarrës femra dhe meshkuj të cilët ishin në një marrëdhënie romantike, dhe pastaj panë lidhjet mes formës së fytyrës dhe jetës së tyre seksuale. Ata zbuluan se personat me raport më të lartë të gjerësisë së fytyrës me gjatësinë, dmth ata që kishin fytyrë më të rrumbullakët, më të gjerë, raportuan të kenë më shumë dëshirë seksuale, dmth më shumë seks se ata me fytyrë më të ngushtë, më të gjatë.
Kështu, me pak fjalë, ky studim sugjeron se personat me fytyrë më të rrumbullakët e më të gjerë kanë aktivitet seksual më shumë se personat me fytyrë të ngushtë e të gjatë. Studiuesit e zgjeruan kërkimin dhe gjetën se meshkujt me fytyrë më të rrumbullakët janë më të predispozuar ndaj seksit rastësor dhe tradhëtisë./mendimi.al
Budallek i rradhe. Dashnorja ime e kishte koken Si Huder Po bente seks Si hardhuce