Është tashmë e konfirmuar se sezoni i gripit 2019-2020 do të jetë më i keq se ai 2017-2018.
Gjatë sezonit të gripit 2017-2018, i cili ishte më i rëndi i 10 viteve të fundit, mbi 60 mijë amerikanë gjetën vdekjen nga simptomat e gripit.
Shkenca na zbulon disa vajra esencialë të cilët rrisin sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga sulmet virale.
Vajrat esencialë janë përbërës bimësh të përqendruar në masë të lartë, të ekstraktuar nga bimët përmes një procesi distilimi me avull. Përfitimet qetësuese dhe zbutëse të vajrave esencialë janë provuar në dekada në kërkime shkencore.
Por, a funksionojnë vajrat esencialë në rastin e rritjes së sistemit imunitar përballë gripit? A janë ato të sigurta?
Studimet shkencore tregojnë se për të dyja pyetjet, përgjigja është PO, – por me një detaj të vogël se nga qindra vajra esencialë komercialë që mund të blini, vetëm një dorë nga ata kanë treguar se mund t’i vrasin viruset e gripit.
5 Vajrat esencialë kundër gripit.
Eukalipti
Avulli i eukaliptit i vret viruset e gripit në vetëm 10 minuta, tregon një studim i Essence Journal. Eukalipti rekomandohet për hapjen e kanaleve te hundës dhe për bllokimet. Ai gjithashtu i mbron mushkëritë nga inflamacioni dhe stimulon antitrupat qe luftojnë infeksionin.
Kanella
Në të njëjtin studim të Essence Journal, kanella kishte aftësinë të zhdukë virusin e gripit. E pasur me antioksidantë, vaji i kanellës është një antimikrobial natyral që përmban disa përbërës anti-inflamatorë.
Karafili
Asnjë bakter, virus apo kërpudhë nuk shpëton dot pas ekspozimit ndaj vajit të karafilit. Konsiderohet një antibankterial aq i fuqishëm sa revista The Atlantic Magazine e sugjeron si të vetmin vaj esencial që zëvendëson antibiotikët. Karafili vret lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme, duke përfshirë E. Coli, streptococcus pyogenes, salmonella.
Ai ofron gjithashtu mbrojtje për sëmundjet e lëkurës.
Rozmarina
Rozmarina ndihmon në procesin e detoksifikimit të trupit. Përvec kësaj, studimet laboratorike dhe tek kafshët tregojnë se rozmarina përmban antioksidantë që mbrojnë qelizat nga vdekja e parakohëshme dhe normalizojnë përgjigjen inflamatore të trupit.
Limoni
Si eukalipti, edhe vaji i limonit është shumë efektiv në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes. Studimet tregojnë që ai fuqizon nyjet limfatike dhe përmirëson funksionimin e qelizave imune. Në një studim, nuhatja e limonit rregulloi balancën e sistemit imunitar pasi ai ishte dobësuar nga stresi. Nuhatja e vajit të limonit gjithashtu përmirëson sistemin imunitar duke ju ngritur humorin.
Përpara se të vijoni me blerjen e tyre, duhet të siguroheni për cilësinë sepse është shumë e rëndësishme, ndërsa përgatitja e vajrave esenciale në kushte shtëpiake mund të jetë mjaft e rrezikshme./mendimi.al