Vajzat afgane u panë në lot në dyert e shkollës pasi talebanët u tërhoqën nga premtimi që nxënëset femra të ktheheshin në arsim.
Vetëm disa orë pasi klasat u rihapën për herë të parë mbas shtatë muajsh, talebanët publikuan një njoftim duke thënë se shkollat do të mbeten të mbyllura për vajzat, duke përmendur një mosmarrëveshje për uniformat.
Shumë studentë u detyruan të ktheheshin në shtëpi, por një pjesë e vogël ndenjën për të protestuar jashtë shkollave të tyre.
Kthesa e papritur ngre frikën se të drejtat e grave dhe vajzave në Afganistan po zhbëhen nga talebanët.
Siç tha një student nga Kabuli për The Telegraph: “Mendova se talebanët kishin ndryshuar, por ata janë të pandryshueshëm. Më vjen shumë keq për 50% të popullsisë afgane që po përjashtohen nga të drejtat themelore të arsimit dhe punës”.
“Çdo ditë që vajzat janë jashtë shkollës është një ditë që u mohohen të drejtat e tyre themelore njerëzore. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të anulojnë këtë vendim dhe të sigurohen që shkollat për vajza të hapen menjëherë.”