Zoti K: Netët e verës…

Gjatë pushimeve verore zbarkojmë nëpër plazhet e bukura të cilat i zgjedhim me kujdes 3-4 muaj përpara. Eshtë një moment domethënës qetësie për mua. Dalja në natyrë më bën mirë sepse vitin e kaloj i mbyllur në klinikën gjinekologjike ku punoj. Pacientet janë të shumta dhe nuk më lënë të ngre kokë. Ndërsa qindra trupa femërorë më dalin përpara syve në plazhe, i ngulis sytë tek deti apo tek ndonjë pemë aty pranë dhe gjej momentin tim të shkëputjes nga bota njerëzore.

Impenjimi me rubrikën e re tek www.mendimi.al më intrigon. Për mua është një mision për të ndarë me të tjerët eksperiencën time të gjerë jetësore dhe profesionale. Në pritje të letrave me historitë tuaja, sot po ndaj me ju një shënim nga ditari im…:

Keni patur ndonjëherë nga ato mbrëmjet e veçanta verore me miqtë ku të gjithë qëndroni jashtë vonë me orë të zgjatura, dhe ndoshta porositni gotat me radhë njëra pas tjetrës, me kokteje, me verë apo birra, antipasta për tryezën, dhe krejt papritur të gjithë po ndihen të ngrohtë dhe të lirshëm dhe me humor e batuta për të pëshpëritur tregimet e takimeve të tyre më emocionuese romantike (ose të turpshme, ose të çuditshme, ose qesharake)? Ndërsa rri në dukje i pavëmendshëm ndaj të tjerëve, dëgjoj me ëndje historitë e tavolinave ngjitur.

  1. “Para dy vjetësht shkova me pushime familjare në Sarandë. Pata një romancë tre-ditore me një polic vendas dhe përfundova duke u zbavitur në makinën e policisë natën e fundit. Që prej asaj dite i shoh me sy tjetër makinat e policisë.” – bjondina rreth 25 vjec
  2. “Ishte viti 2012. Po dëgjoja disa miq duke folur treguar pas një ndeshjeje se si një nga futbollistët e kombëtares sapo la barin ku ishim, kështu që në gjendjen time pak të dehur, vendosa të shkoj për të parë nëse ai ishte i vetëm. Ai sapo kishte thirrur një taksi dhe ishte gati të hynte. Unë i thashë, ‘Po largohesh?’ Dhe ai tha, ‘Duhet?’ U kthye e shkuam në një bar tjetër së bashku për më shumë se një orë, pastaj përfunduam në apartamentin tim. Ai kishte një trup të mahnitshëm dhe ishte rastësia më ë mirë që kisha patur. Që prej asaj dite nuk mu përgjigj më kurrë në telefon. Nuk e di si e ka përjetuar ai atë natë, por mua më pëlqeu.” – zonjë rreth 35-40 vjec
  3. “Harrova njëherë këpucët te shtëpia e saj dhe eca me çorape nëpër rrugët e Tiranës në 5 të mëngjesit.” – Miri 37
  4. “Erdha në Tiranë për punë dhe takova nja dy vajza në një bar që e flisnin anglishten shumë mirë. Kishin jetuar më parë si studente në Angli. Ofruan të na shoqëronin mua dhe kolegun tim, e të na tregonin plazhet shqiptare. Pas udhëtimeve dhe disa netëve nëpër baret e Tiranës me to, përfundova me njërën prej tyre në hotel. Nata me shqiptaren më ka ngelur në mendje. Ishte vullkan.” – anglishtfolësi Mark

Po ju dhe miqtë tuaj a keni patur eksperienca të ngjashme? Cfarë mendoni në lidhje me to?

Më shkruani.

Zoti K.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here